Ligje si grackë/ Antropologu Bardhoshi: Në Shqipëri ligjet shkruhen duke e parë çdo qytetar si kriminel potencial

3 Gusht 2025, 12:05Sociale TEMA
Ligje si grackë/ Antropologu Bardhoshi: Në Shqipëri ligjet

Në Shqipëri, sikurse në shumë vende të formësuara nga tradita me prirje autoritare, ligjet në shumicën e rasteve nuk shkruhen si hapësira brenda të cilëve qytetarët mund të rriten dhe zhvillohen me dinjitet, por si mënyra për si gracka, në pritje që secili prej nesh të gabojë.

I ftuar në episodin e 29-të të Apostrof Podcast, antropologu Nebi Bardhoshi, shprehu shqetësimin e tij edhe karshi kolegëve në komisionet e hartimit të ligjeve, të cilët ai thotë se nisen gjithmonë nga paragjykimi se çdo qytetar është një kriminel potencial.

“Kam qenë ekspert disa herë, jam thirrur për ligjet. Më ka bërë shumë përshtypje, kolegët e mi, të cilët gjithmonë në përfytyrimin e tyre, dilte një qytetar kriminel që donte t'ia hidhte shtetit. Ky përfytyrim duhet të hiqet. Nuk mund ta nisësh një ligj, sidomos kur s'ka të bëjë me të drejtën penale, me idenë që gjithkush këtu është duke dashur t'ia hedhi sistemit.”

Në vend të ligjit si pengesë apo si grackë, ai propozon një tjetër metaforë, atë të ligjit si rrugë dhe si ftesë për t’u takuar dhe negociuar, ku qytetarët mund të ndjekin aspiratat e tyre. Është një këndvështrim që sfidon dyshimin e rrënjosur thellë në një pjesë të madhe të kulturës ligjore shqiptare, ku shteti shihet gjithnjë si fortesë, ndërsa qytetari duhet të provojë vazhdimisht pafajësinë e tij.

"Duhen bërë ligje si rrugë, si vende, si shtegtime ku njerëzit mund të ecin, bëhen bashkë, negociojnë, udhëtojnë, ushtrojnë subjektivitetin e tyre, rriten, arrijnë qëllimet, aspiratat. Jo si pengesa."

Bardhoshi shprehet në Apostrof se, nevojitet një tjetër qasje, e cila mundëson ligje ku njerëzit mund të ushtrojnë subjektivitetin e tyre në mënyrë aktive, duke mos mbetur qytetarë pasivë në pritje të rregullave që disiplinojnë jetët e tyre.

Ndiq episodin e plotë të Apostrof Podcast: https://youtu.be/wlkSwf9WvxI

3 Komente

  1. a
    astrit

    Problemi eshte se shumica e shqiptareve nuk e duan ate qasjen tjeter, ata jane te mesuar dhe ndjehen mire kur dikush i fuqishem i thote se ku duhet e kur nuk duhet te ushtrojne subjektivitetin e tyre. Historikisht shqiptaret kane pasur nje liri kreative e barbare kur ishin e jetonin ne maje te ndonje mali me fisin e tij e larg shume larg nga te tjeret e fisit tjeter ne malin tjeter. Kur rrethanat e prune qe ata te zbrisnin nga malet e te jetonin ne bashkesi me te gjera se fisi ata kaluan ne eksteremin tjeter, ju pelqen skllaveria moderne. Shqiptaret jane te kenaqur qe ata lart jane mire biles shume mire, e ata pshertijne me trishtim e shikojne nga Zoti se inshalla i ben dhe ata mire biles shume mire si ata lart. Shpresen e kane te madhe!

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shqiptari

      Leri more pordhët.Edhe në vendin më liberal,ligji është i pranishëm,i domosdoshëm,por i papranueshëm për një pjesë të popullsisë pa një koncept se ligji rregullon raportet jo normale të një pjesë të popullsisë me shumicën që kërkon siguri jeten,aktivitet normal të jetës shoqërore,politike,ekonomike sociale dhe private.Nëse komunitetit dhe shoqërisë nuk i sigurohet jeta prona dhe aktiviteti,aty sundon anarkia dhe krimi.Antropologu do bënte mirë të merret me kockat dhe me analizat e tjetëra antropologjike sesa me shtetasve me shtetin dhe ligjin.Teoritë ajrore dhe idioteske se shteti shtyp të drejtën e qytetarit për të realizuar dëshirat dhe aktivitetin e tij të përditshëm.Sigurisht qytetari do negociojë me shtetin për të realizuar "ëndërrat" dhe "dëshirat" e tij brenda një kuadri ligjor të gjithë pranueshëm dhe në përputhje me kushtet dhe nivelin demokratik të shtetit dhe të pranueshëm nga pjesa dërrmuese e popullsisë që pranon një shtet me ligje dhe rregulla normale dhe të domosdoshëm për aktivitetin normal të shoqërisë që jeton me ligje rregulla etj

      Përgjigjjuni
      1. P
        Poseidon

        MERU ME KEPUCET O KEPUCAR , NE REALISHT NUK KEMI LIGJE,,,,NJE LIGJ DUHET TE KETE NJE DYSHEME ME TE LARTE SEPSE GJYKATESIT TANE BEJNE LESHIME DHE PASTAJ KY KRIMINELI BEHET DOPJO KRIMINEL....POR PATJETER EDHE TAVAN ,PER NDALUR CDO ABUZIM

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje