Çmimi i shalqirit bie në 6 lekë për kg në Divjakë, Braçe apel qytetarëve dhe biznesmenëve: Blijeni, të shpëtojmë bujqit

3 Gusht 2025, 11:06Sociale TEMA
Çmimi i shalqirit bie në 6 lekë për kg në

Mëngjesin e kësaj të diele deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe e ka nisur me një apel për të gjithë qytetarët dhe pronarët e restoranteve, hoteleve e bareve.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braçe ka ngritur alarmin për çmimin e shalqinit që ka zbritur në 6 lekë për kilogram, një goditje kjo për bujqit vendas. 

Braçe u sugjeron hoteleve, restoranteve e beach bareve që të përfshijnë shalqirin sa më shumë në menu. “Jepeni edhe jashtë faturës së mëngjesit, drekë e darkë, se nuk u kushton gjë”.

“Duhen shpëtuar bujqit, që ata të prodhojnë vitin tjetër e ne të ushqeheni”, shton Braçe, ndërsa thekson se pa bujq nuk ka ushqim të mirë.

“Shalqini është fruti i gushtit! I shëndetit, veçanërisht gjatë ditëve të nxehta, ndihmon në gjithçka! Shalqini është në krizë të thellë, çmimi sot në Divjakë 6 lekë për kilogramë! (as kostoja e punëtorit për ta vjelë nuk del me kaq lekë).

Ka marrë mund, sakrifica dhe para-shpenzime, kosto, të prodhohej. A mund tu bej një lutje të gjithëve? Blini shalqi tani, jo thjesht se është i shëndetshëm, fruti më i shëndetshëm i gushtit, por edhe për të ndihmuar, shpëtuar bujqit!

Nuk ju kushton asgjë! Të njëjtën lutje kam për hotelet, restorantet, baret e beach baret: bëjeni menu masive shalqinin! Jepeni edhe jashtë faturës së mëngjesit, drekë e darkë, se nuk u kushton gjë! Duhen shpëtuar bujqit, që ata të prodhojnë vitin tjetër e ne të ushqeheni! Pa bujq nuk ka ushqim të mirë”, shkruan Braçe.

19 Komente

  1. Q
    Qytetar qe shpresoi !

    Mire e ke o deputeti Brace…. Por ketu ne Tirane e shesin 30 leke kg.! Dhe mire e kane mbani cmim te larte te gjithe se sidoqe te jete njerezit do te blejne….! Dhe shteti nuk eshte i afte qe te rregulloje cmimin nepermjet taksimit… Eh … lere mos pyet ! Cdo vit , cdo stine gjithmone e njejta histori… kudo ne Shqiperi! Pra jo me lutje ..,por me rregulla! Ketu nese nuk eshte fitimi mbi 60 70%,apo dhe me shume, nuk ben njeri biznes! Jo se po theme ndonje mencuri,…pasi te gjithe i dime keto gjera! Hajt shendet e bereqet, dhe gezuar ditet e veres!

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fermeri

      Si pjese e qeverise mund te luftosh qe fermeret te subvenksionohen , me mire se sa te besh apel. Nje politikan eshte per aty per te bere politika dhe jo thirrje deshperuese

      Përgjigjjuni
      1. N
        Njeri nga Ju!

        Z.Brace, Fajin e ka vetem menaxhimi shteteror. Pra thjeshte shteti! Ju kete e dini! Atehere mos bej vetem lutje! He te lutem , se je djalr i mire!

        Përgjigjjuni
        1. P
          Populli

          Po rruga deri ne Divjak o brace sa koston ? Ketu ne Tirane eshte 30 leke per kilogram , pa beje llogarine se po ben sekserin e BUJKUT ? Bujku duhet te prodhoje sa ka oferte kerkesen qe te mos ti vej dem ,apo ja kane kthyer ne dogane dhe ti ben thirje ta haje populli ? Populli do blej sipas takatit edhe shume nuk duhet te hame se duhet te ruhemi nga ngarkesa e nivelit me pesticide , edhe kjo eshte bela me vete . Ti mendon per bujqit mire ben , Po per popullin kush mendon ???

          Përgjigjjuni
          1. P
            Populli

            Edhe bujku eshte popull

            Përgjigjjuni
            1. R
              Replike

              Bujku ne kete rast eshte pronari i shendetit te popullit , mos te prodhoje sasi por cilesi ???

              Përgjigjjuni
              1. M
                Munika

                Edhe jo vetem kaq. Sharqiu do paguaj hilet dhe hormonet e dokateve dhe produkteve te tjera. Kur te kujtohet bujku te respektoje shendetin tone, do mesojme edhe ne te respektojme djersen e tij. Ne ket jete cdo gje eshte reciproke

                Përgjigjjuni
            2. A
              Aliu

              Edhe Brace ziu nuk e ze gjumi miun e arave pa dale cdo fund jave ng Divjaka. Nuk ka deshire por ja imponon vjerri ILMIU ' ; profesori i shk.partise v.i Lenin. Brace mire del nga fermeret nje drek qyl me vjerrin dhe mbush makinen me perime per 2 familje per nje jave...!!! Si hajdut profesionoist xhepash i lagjes Kombinat nuk heq dore nga vjedhja cdo gje e do o te vjedhur o te falur ....!

              Përgjigjjuni
              1. K
                Kakarisja e braces

                Dhe te mendosh, qe ky kacavec, vazhdon te jete deputet i ketij vendi, kur akoma nuk e di, si funksionon drejtimi bujqesor, duke qene dhe ish zv. kryeminister, kur drejtimin shtetetor e ka permbytur mega korrupsioni dhe paaftesia. Po perse mos te jete, bracja i perjetshem deputet, kur kemi te perjetshem nje piktor te semure kryeminister.

                Përgjigjjuni
                1. O
                  O brace mavrija

                  O brace mavrija qe s’ vure mend me keto thirje : Do organizim BUJQESIA je dhe deputet surati jot dhe me partine tende ne pushtet ben thirje per shitje sikur te jene prodhim tezgash , i ul dhe vleren bujkut te shkrete qe i ka ato Duarte me kallo per tju ushqyer edhe ju paraziteve ???

                  Përgjigjjuni
                  1. Q
                    Qytetari

                    Braçe as për brigadier nuk ke këllqe. Je bërë si goret që nuk u pushon goja dhe je bërë aq bajat saqë asnjë nuk të merr seriozisht. Ik o Braçe dorëzo mandatin e deputetit se nuk je për atë punë dhe fillo punën në ndonjë portal që boton çdo gjë kundër qeverisë. Ato 5 milion lekë që merr nga taksat e shqiptarëve çdo muaj nuk janë për të bërë gam gam por për të bërë politika në favor të standardeve evropiane ku pretendojmë të jemi pjesë.

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      Populli

                      Merrjani tregetareve nepermjet taksimit dhe,shperndajeni tek fermeret

                      Përgjigjjuni
                      1. P
                        Populli

                        Merrjani tregetareve nepermjet taksimit dhe,shperndajeni tek fermeret

                        Përgjigjjuni
                        1. M
                          Mara emigrante ne Itali

                          O te mençurit qe shajne dhe e etiketojne Braçen qe eshte deputeti me I mire ne parlament .Tju shikojme juve o zagare te saliut se si kollajndrisni shtepite tuaja , pika qe sju bie o kunguj te pa bere .

                          Përgjigjjuni
                          1. Q
                            Qaj maro Qaj moj bije

                            Mara te kam ditur serjoze neper komente por ketu po i del braces ne mbrojtje a thua se keta qe komentojne jane zagare sipas teje te kriminelit sali ??? E ke gabim , ketu flitet per organizim te bujqesise , bracja si deputet i partise ne pushtet i ul vlerat edhe bujkut edhe partise se vete me thirjen qe ben , shume ordiner . E ku e sheh ti qe eshte deputet me i mire ne parlament qe ben vetem bla bla bla se pune tjeter sben eshte pa ide pa inisiative ca ka realizuar keto 30 vjet deputet vetem ka mare rogen qyl si te gjithe ata qe jane ne parlament , asgje per popullin dhe aty ke bujku ka interesin e vete e di ai ??? Qenke prekur shume moj maro , te vrane bracen ty apo tu prish edhe ty interesi i sharqinit ??? Ta hoqa vizen edhe ty Qenke e braces me siguri te jep ndonje % ???

                            Përgjigjjuni
                          2. L
                            Luli

                            Cmimin e vedos TREGU,c’pune ka shteti!Pra cmimin e vendos KERKESA dhe OFERTA! Shteti nuk nderhyn!Shteti nderhyn me subvencione ndaj kulturave buqesore e blegtorale,qe vec tregut,jane restorantet,baret e hotelet qe konsumojne.Prandaj qeveria nxit turizmin(Shqiperia ka pozicion gjeografik dhe relievin e saj te papare,shto ketu dhe objektet muzeale).Turizmi sjell KONSUM,por duhet te shtohen,ne te gjithe territorin vendit AGROBIZNESI dhe veprimtarite bujqesore e blegtorale te shtohen investimet ne tregun bujqesor e blegtoral,te shtohen subvencionet e QEVERISE,ne bujqesi e blegtori,te rritetet roli kontrollues i SHTETIT mbi zinxhirin bujqesor e blegtoral,mbi te gjitha hotelet,restorantet e baret KY eshte ROLI i SHTETIT…pastaj Bracja e te tjere deputete(te pozites e te opozites )te forcojne rolin dhe kontributin e tyre NE KUVEND…nuk i duhen kuvendit deputete PABERQET…te forcojne kontrollin parlamentar mbi cdo istitucion te VENDIT…Pra Bracja e te tjere te kerkojne zbatimin e LIGJIT.

                            Përgjigjjuni
                            1. A
                              Asd

                              Ama bujqit nuk e rruajne hic per qytetaret kur e shesin fikun me 7000 leke/ kg, domatet me 1700, kajsite 2500 edhe po te shkosh tu blesh tek rruga anash shtepise se vet !?

                              Përgjigjjuni
                              1. F
                                Fieraku

                                Po perpiqem te bej disa llogari e nuk me dalin. Bujqesia ne Shqiperi ka teprice prodhimesh. Ankohet kur prodhon domate, kasteavec, shalqin, speca etj. Ne tregjet e vogla ankohen tregetaret e fruta-perimeve qe malli nuk u shitet. Nderkohe cdo muaj vijne turiste, qe sipas qeverise do i kalojne kete radhe 11milion (te shperndare ne 12 muaj gati 1 milion ne muaj. Keta njerez nuk hane fare??? Nuk konsumojne asgje. Shtoj ketu edhe siperfaqen e paket te tokes qe punohet, si eshte i mundur ky superprodhim?

                                Përgjigjjuni
                                1. R
                                  Replike

                                  Me siguri e importojne nga jasht sipas llogarise tuaj , dhe kane vene bracen te bej rolin e sekserit ? Spjegim tjeter ska ?

                                  Përgjigjjuni

                                Lini një Përgjigje