“Mami tradhton babin”, nipi u zbulon gjyshërve të fshehtën e së ëmës

12 Korrik 2023, 15:30Sociale TEMA

“Mami tradhton babin”, nipi u zbulon gjyshërve të

Në raportimin e zakonshëm nga qyteti i Durrësit  për “Aldo Morning Show” në Tv Klan, Dhurata sjell një lajm tradhtie. Nipi iu ka zbuluar gjyshërve të tij se e ëma tradhton të atin, djalin e tyre. Vjehrrit kanë takuar nusen dhe i kanë treguar se janë në dijeni të tradhtisë së saj.

Dhurata: Një djalë i vogël rreth moshës 12-13 vjeç, diçka e tillë ka shkuar te gjyshërit e tij dhe aty u ka thënë të gjithë të vërtetën e familjes së tij.

Dhurata: Iu ka treguar që nëna e tij tradhton babain. Pra nuk ka ditur se kujt t’ia shprehë këtë gjë dhe ka shkuar te gjyshërit pasi ka gjetur mbështetjen. Ndërkohë këta kanë telefonuar menjëherë zonjën, nusen e djalit të tyre dhe i kanë thënë që “duam të të takojmë nga afër”.

E kanë takuar dhe ia kanë plasur në sy gjithë të vërtetën që u ka thënë djali dhe ajo ka ngelur sepse është habitur se nuk e ka menduar që djali i saj t’ua thotë të vërtetën gjyshit dhe gjyshes duke qenë se e kishte porositur që “shiko mos trego”, gjëra të tilla./tvklan.al

 

3 Komente

  1. B
    Bejkush

    Çfarë lajmi!!!!

    Përgjigjjuni
    1. O
      Olti Hipopotam Curri

      Me budallalleqet e Aldo syboles dhe ato qe i emeron ai si gazetare merreni tani o Tema.Filloi nje e afermja ime aty si gazetare e syboles dhe ajo e shkreta gjithe diten deri ne mbremje fantazonte histori nga me te ndryshmet qe tja paraqiste atij si lajme eksluzive ndryshe e pushonte sybolja brenda dites.

      Përgjigjjuni
      1. U
        Umor Isti

        Cer spiuni!

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje