Manastirliu shpall vitin 2024 si viti i gjuhës shqipe

24 Janar 2024, 10:09Sociale TEMA
Manastirliu shpall vitin 2024 si viti i gjuhës shqipe

Sot në Ditën Ndërkombëtare të Arsimit, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu shpall vitin 2024 si "Viti i Gjuhës Shqipe".

Ky vendim tregon rëndësinë që arsimi dhe gjuha shqipe kanë në zhvillimin e identitetit kombëtar.

“Sot është Dita Ndërkombëtare e Arsimit!

Një ditë, e cila drejton vëmendjen tek rëndësia e edukimit si ura që përçon vlerat që bashkojnë kombet, që ushqen paqen dhe progresin mes vendeve.

Investimi në arsim mbetet prioritet mbi prioritetet. Përmes arsimit, mundemi të rrisim zhvillimin ekonomik dhe social të vendit, të nxisim inovacionin dhe të mbështesim më tej kohezionin social.

Arsimi qëndron në themel të progresit dhe në shkollat tona ne kemi të gjithë potencialin e duhur për të çuar vendin tonë përpara.”, thotë në fjalën e saj Ministrja Manastirliu.

Për Vitin e Gjuhës Shqipe, Ministria e Arsimit dhe Sportit ka planifikuar një sërë aktivitetesh në rang kombëtar dhe mbarëkombëtar ku do të përfshihen të gjitha shkollat në vend por edhe në diasporë.

“Si Ministri e Arsimit dhe Sportit, kemi vendosur që viti 2024 të jetë një vit kushtuar gjuhës shqipe.
Do të kemi një kalendar të pasur aktivitetesh, me nisma dhe projekte që do të fillojnë këtë vit dhe gjithashtu me projekte të cilat i finalizojmë së bashku në shkolla, universitete, brenda dhe jashtë vendit, si dhe me pjesëmarrjen e diasporës shqiptare në botë.”, tha Manastirliu duke renditue aktivitetet më të rëndësishme të këtij viti kalendarik dedikuar, ruajtjes dhe pasurimit të gjuhës shqipe.

Aktivitetet do të kulmojnë me 22 Nëntor në Ditën Kombëtare të Alfabetit Shqip.

“Do të kemi aktivitete promovuese në nëntor për Ditën e Alfabetit Shqip, e cila për herë të parë do të jetë festë zyrtare në vitin 2024, pra në këtë vit. Të mos harrojmë asnjëherë se, gjuha nuk është thjesht një mjet komunikimi por mbi të gjitha është një simbol i unitetit dhe fuqisë tonë ripërtëritëse si komb”, tha Manastirliu.

5 Komente

  1. h
    he

    Ne kaurret e duam alfabetin me shkronja greke ,,,si e kemi pas 1600 vjet ,,,

    Përgjigjjuni
    1. E
      Esati

      Do mësojë qeveria të flasë shqip? Se kur e flssin duken sikur kanë lindur jashtë dhe e kanë mësuar në rrugë shqipen, shkel e shko...

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mbresa

        KUNDËR MALLKIMIT TË GJUHËS SHQIPE Si shqiptarë që jemi Shqip ne duhet të mësojmë Dhe Zotin, të drejtë kemi, Ne gjuhën shqipe ta lëvdojmë. Epo ju gjuhën tonë Doni ta humbisni fare Dhe me mallkim e me nëmë Shprehni ta shpini në varre. S’më vjen rëndë nga priftërinjtë Që s’ dinë ç’ bëjnë e ç’punojnë, I urdhërojnë të zinjtë Që gjuhën shqipe ta mallkojnë. Po krye-priftërinjtë e tyre Nëkëmbës t’ orthodoksisë Shumë punë prej mynxyre Bëjnë kundër Shqipërisë! Të mallkojnë njerëzinë Të nëmosin gjuhën tonë, Të përçajnë Shqipërinë, Zoti mos e pastë thënë! Thonë s’ ditka Krishti shqip Dhe shqip-fjalë s’ pret prej nesh, Vetëm në gjuhën greqisht Të dëgjon e të mban vesh! Këto e shumë të tjera, Që dëgjon në kishë brenda Dhe na mallkojnë për hera Gjuhën tonë që s’ ua k’ ënda. S’ kanë frikë as turpërohen Që përçmojnë Perendinë, Po mburren edhe lëvdohen Sepse shërbejnë Grejqinë! Gjuhën e kemi tonë Të vjetër dhe të vyer, Nga Perendia ish thënë Që ta ruajmë të çkëlqyer. - Poezi nga Petro Nini Luarasi

        Përgjigjjuni
        1. d
          denoncim

          Kete nuk e kuptoj kur zyrtaret duhet te flasin dhe shkruajne gjuhen zyrtare me ligj dhe ishte nje premtim qe beri krieministri me marrjen e mandatit te pare, por harroi. Shkresat duhen ne gjuhen shqipe zyrtare dhe emrime ne bulevarde duhet te jen shqip. Ne qofte se i vini anglisht, posh shkruani dhe arabisht ose ne gjuhen e arixhijve. Ku ka bese per gjuhen kur nje jugor qe punon ne Tirane zyre, fillon e flet malokçen si nastradin. S'keni zeriozitet .0

          Përgjigjjuni
          1. K
            Koleg

            Rrofsh fisnike, patriote! Fat per Shqiperine qe jeni ministre!

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje