Rama: Gati projekti për parkun e ri të Artit në rrethinat e Tiranës

23 Janar 2024, 11:45Sociale TEMA
Rama: Gati projekti për parkun e ri të Artit në rrethinat e

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama thotë se Tiranës do t’i shtohet Projekti i Parkut të Ri të Artit.

Teksa ka publikuar një foto me mjeshtrin e madh të arkitekturës, Kengo Kuma, shefi i qeverisë thotë se do të krijohet një hapësirë e bukur për artistët dhe artdashësit dhe një destinacion të ri për turistët.

“Me mjeshtrin e madh të arkitekturës bashkëkohore, Kengo Kuma, për projektin e Parkut të ri të Artit në rrethinat e Tiranës, ku do të krijohet një hapësirë e bukur për artistët, artdashësit e fëmijët dhe një destinacion i ri për turistët”, shkruan Rama. 

 

2 Komente

  1. L
    Lani

    Art internacionalit, jo kombtar, apo art nga tradita kombtare dhe me përmbajtje?

    Përgjigjjuni
    1. Q
      Qeveria s’mbajti fjalen .Basha nuk po duket .

      Zoti Rama merret me artin ,por kush do e shijoje kete art? Biznesi i vogel ne krizë, fasonet qe po mbyten apo bujqit që nje zot e di se si po ushqejne veten jo te mbajne konsumatorin me prodhime vendi . Profesionet e lira po, ato do ta shijojne se edhe ato do te ngrohen ne diell me taksen e re .

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje