Mashtronin nxënësit duke iu premtuar "tokën e ëndrrave", skema që ndiqnin drejtoresha dhe mësuesja e “Qemal Stafës”!

10 Qershor 2024, 17:32Sociale TEMA
Mashtronin nxënësit duke iu premtuar "tokën e

Policia e Tiranës zbuloi skemën se si të rinjtë shqiptarë mashtroheshin duke u tunduar përmes bursave dhe mundësive të punës drejt “tokës së ëndrrave”, SHBA-së.

E pas gjithë kësaj skeme të mirëmenduar qëndrojnë dy punonjëse të arsimit. Konkretisht, drejtoresha e gjimnazit “Qemal Stafa”, Klotilda Jaupi dhe mësuesja e anglishtes Valentina Lamaj.

Jaupi dhe Lamaj në bashkëpunim me njëra-tjetrën kishin krijuar një projekt të ashtuquajtur “Let’s Talk Together About US2024”, i cili pretendohej se ishte ngritur nga Ministria e Arsimit në bashkëpunim me Ambasadën e SHBAA-së me qëllim për të ndihmuar të rinjtë shqiptarë.

Dy zyrtaret mashtronin nxënësit dhe studentët duke falsifikuar dokumente, për ofrimin e mundësive/bursave për të studiuar në universitetet e SHBA-së.

“Departamenti i Policisë Kriminale, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, hetime të përbashkëta me zyrtarë të zbatimit të ligjit të ambasadës së SHBA-së në Tiranë, për zbulimin dhe goditjen e një skeme mashtrimi për ofrimin e mundësive/bursave për studentët, për studime në SHBA. 

Në vijim të veprimeve hetimore, Policia ekzekutoi vendimin e Gjykatës, për ushtrimin e kontrollit në banesën e shtetases V. L., zyrtare arsimore në nivel vendor, pjesë e Drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar në Ministrinë e Arsimit. 

Shtetasja V. L. është vënë në hetim, bashkë me shtetasen K. J., pasi dyshohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë, kanë krijuar një skemë mashtrimi, duke falsifikuar dokumente, për ofrimin e mundësive/bursave për studentët, për të studiuar në universitetet e SHBA-së, nëpërmjet projektit të njohur si “Let’s Talk Together About US24””, njoftoi Policia.

Lidhur me këtë ngjarje, ditë më parë reagoi edhe vetë Ambasada e SHBA-së në vendin tonë. Duke u distancuar nga e gjithë kjo skemë Ambasada theksoi se ky projekt nuk ka të bëjë aspak me Departamentin e Shtetit të SHBA, Departamentin e Arsimit të SHBA, programet e tyre arsimore ose personelin e Ambasadës.

Për këtë arsye Ambasada u bëri thirrje qytetarëve shqiptarë që të jenë të kujdesshëm dhe mos bien pre e mashtrimeve.

“Ambasada e SHBA është në dijeni të një të ashtuquajturi projekt të njohur si “Let’s Talk Together About US24.” Ky grup nuk ka asnjë lidhje me Ambasadën e SHBA, Departamentin e Shtetit të SHBA, Departamentin e Arsimit të SHBA, programet tona arsimore ose personelin e ambasadës. Shërbimi i Sigurisë Diplomatike i Departamentit të Shtetit të SHBA do të vazhdojë të punojë me Policinë e Shtetit teksa ajo heton përmasat e kësaj skeme mashtruese.

U bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve të jenë të kujdesshëm ndaj mashtrimeve që garantojnë udhëtime falas në Shtetet e Bashkuara, si dhe viza amerikane pa pagesë ose me kosto të ulët. Gjithashtu, i bëjmë thirrje kujtdo që të kontaktojë Ambasadën e SHBA nëse dyshon se ndonjë person ose organizatë përpiqet të paraqesë veten në mënyrë të gënjeshtërt si të lidhur me ambasadën”, thuhej në reagimin e Ambasadës.

26 Komente

  1. G
    Godoi

    Zot i madh, çfare fytyrash...Sazan h(G)uri thot jemi race e bukur!

    Përgjigjjuni
    1. 6
      60 vj

      Saani eshte me I bukuri

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mico jevgu

        Godo , thuaj c'te duash por Sazani i ka tere te mirat e perendise . I bukur po ,i zgjuar po e po, intelektual gjithashtu. Per kto fytyra populli ka nje shprehje : Mos pac zemren sic ke surratin , na qive dhite na dogje fshatin.

        Përgjigjjuni
        1. k
          k

          Nē atdheun e hajdutēve, shkolla duhet tẽ japi shembull .

          Përgjigjjuni
          1. j
            janulla prifti Terrorist qe cvarrosi varret ne Kos

            Godoi , Sazani shpreh Opinioin e tij . Po ti ke perfqson ktu .Kujt nationaliteti i takon ? Qite njiher foton tate , ose te atyre qe ti i mban per te bukur ,te bejme krahasimin . Ju aty posht __________qe perdorni gjuhe rrugesh kunder nji Intelektuali si Sazan Guri , tregoni se cilet jeni ,(vec bandes se Halese krimbave filogrek )

            Përgjigjjuni
          2. G
            Goxha Gra jane . Gjynah i jan dashur parate

            Duken si Te Pafajeshme te dyja si motra jane .

            Përgjigjjuni
            1. T
              Turp

              Sa njerezve iu duhen para por nuk vjedhin, nuk mashtrojne dhe nuk njollosin figuren e mesuesit.

              Përgjigjjuni
            2. L
              Latif Dreqi.

              Shoqeria shqiptare, qe prej vitit te mbrapshte 1992, eshte bere e pa shprese, dallkauklleku ka prekur deri edhe fetusin njerezor, kjo eshte nje dhurate qe i bene popullit tone regjimi i arinjve qe zbriten nga shpellat pa breke n mythe dhe sot nuk dine se ku u fillon dhe mbaron pasuria e vnue me djersen e kopilise. Rrace e poshter.

              Përgjigjjuni
              1. D
                Daj Ceni

                Po këto janë ene rilindase, mer jahu! Çere bohet kshu mer amon! Pu, pu, pu, mi ran n'vesh Lali Erit apo shokut Edi ky moskarallik, kush di ç'kon me u punu!!

                Përgjigjjuni
                1. F
                  Fahri Balliu.

                  Ceno, o daja i Argits, moskaralliku ne arushat nuk kane parti, ene nqof se kon, kon Py Dy-ne

                  Përgjigjjuni
                  1. U
                    Undefined

                    Ceno...dil i here ka Xhomija....ene kur te marosh pune futi i qark poshte ballkonit.....mos harro mindilin me fry qyrret....a mure vesh....hajde Ceno...

                    Përgjigjjuni
                  2. G
                    Gjimnazisti

                    Ku eshte Ministria Arsimit? Kjo drejtoreshe eshte nje prepotente,qe vetem vertet ne shkolle!

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Sufllaqe

                      Keto mbledhin vota per partinë, i lejohet cdo gjë, pak kane bërë.

                      Përgjigjjuni
                      1. M
                        Mondi

                        Pse viçidolsin qe shurron ne maje te ballkonit PS e ngujoi.Shko futi I sufllaqe se dhe ate e ke teper.

                        Përgjigjjuni
                      2. D
                        Degelisi

                        Po nuk na I spjeguat skemen e mashtrimit

                        Përgjigjjuni
                        1. r
                          robi

                          Keto jane drejtoreshat qe zene rrenje ne arsim dhe nuk kontrollohen se jane militante, duhet urgjentisht te perjashtohen pergjithmone nga arsimi monstra td tilla qe degjenerojne punen e madhe te mijra arsimtareve.

                          Përgjigjjuni
                          1. R
                            Real

                            Pse cfare skeme kerkoni. Thjesht hajnesha si gjithe ripjellja. Dihet ku e marrin frymezimin. Shtet rrumpalle nga i pari i gjati qe ka afruar ne drejtim gjithe ujerat e zeza qe kane plasur sheshit. SPAKU ti pastroje thote krye hajni, ne nuk nderhyjme.

                            Përgjigjjuni
                            1. T
                              Tirona

                              Si kurva trotuari duken. Baxhella ordinere.

                              Përgjigjjuni
                              1. G
                                Gezimi

                                Mos vallë e ka nisur Ministria e Arsimit e me pas Drejtoritë Rajonale te Arsimit ne gjithe Shqiperine ?Verifikoni nje here dhe me pas i varni 64 mesues qe kane zbatuar urdherat e eproreve duke punuar mijra ore pune pa asnje pagese .

                                Përgjigjjuni
                                1. r
                                  robi

                                  te dyja e paskan te shkruar ne surrat se cfare monstrash jane. Po si mund te jete drejtoresh e gjimnazit Qemal Stafa nje monster e tille qe e shpreh personalitetin e saj qysh ne surrat qe eshte nje mashtruese ordinere bashke me kete surratberdungen e anglishtes. duhet te perjashtohen pergjithmone nga arsimi dhe te shkojne pas hekurave.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. G
                                    Gezimi

                                    Verifikoni komunikimet ZYRTARE qe ka bere Ministria e Arsimit,Drejtorit Arsimore Rajonale te Shqiperise me gjimnazet e gjithe Shqiperise dhe di kuptoni qe gjithe Mesuesit jane viktima .

                                    Përgjigjjuni
                                    1. A
                                      Ali Pasha

                                      Duken ashtu sepse kanë vënë make up, po t’jua heqësh lyerjet që kanë berë do na kujtojnë origjinën e prejardhjes tonë sipas teorisë së Darvinit hi hi

                                      Përgjigjjuni
                                      1. S
                                        Selman o bir i nënës

                                        O zot cfarë po shohim…mjer nxënsit çfare paskan hequr më këto fytyra dhe o zot mos ma keq burrat e tyre gjithëashtu. Nuk ka njëri që jua qan hallet

                                        Përgjigjjuni
                                        1. b
                                          ben

                                          Nje pyetje kam per zonjen ministre: akoma ne pune jane keto mashtruese?! Nese po, atehere ne kuptojme qe kjo do kete qene direktive e rilindjes per te grabitur te rinjte. Boll u mashtruan prinderit e tyre nga mikrokresite. Si mund te jemi nje vend i tere i zhytur ne vjedhje dhe mashtrime?!

                                          Përgjigjjuni
                                          1. b
                                            ben

                                            Te mos heqe dore ambasada amerikane pa u sqaruar deri ne fund, se perndryshe, rilindja do t'i lere te vazhdojne punen e mashtrimit qetesisht keto plehra. Zot si mund t'i lesh ne radhet e arsimit keto hajdute! E dini se sa paguanin nxenesit per t'u regjistruar ne kete shkolle? Mjafton qe policia te pyes nxenesit e viteve te para per te kuptuar se sa ka qene cmimi kete vit shkollor. (une e di, deri ne 500 euro)

                                            Përgjigjjuni
                                            1. S
                                              Studenti 1

                                              Si ka mundësi që të mashtrohen njerëzit, kaq keq, në mes të kryeqytetit, në vitin 2024? Kur mashtrohen këtu në mes të Shqipërisë, lind pyetja: Po në skajet e saj, çfarë ndodh vallë?!!?? Turp, Turp, Turp. Këto turpe shkojnë: 1. për Kryeministrin tonë të madh!!! 2. për Ministren e Arsimit!!! 3. për Drejtorinë Rajonale të Arsimit, Tiranë.

                                              Përgjigjjuni

                                              Lini një Përgjigje