Të rinjtë në Berat dhe Korçë duan të bëhen ushtarë. Nëntogeri Klajdi Bilali thotë se këto janë dy nga qarqet që kanë edhe numrin më të lartë të rekrutimeve të të rinjve për në Forcat e Armatosura.
“Nga viti në vit shihet një interes në rritje i të rinjve për t’u bërë pjesë e Forcave të Armatosura. Dy qarqet që kanë interes më të lartë për t’u bërë pjesë e FA janë Berati dhe Korça”, tha për Tv Klan nëntogeri Klajdi Bilali.
Çdo vit hapen kuota për rekrutimin e të rinjve në ushtri, dhe pothuajse 50 % e tyre ezaurohen gjatë tre fazave të ndryshme, duke përmbushur edhe kriteret e përcaktuara.
“Në këtë fazë kemi 444 kuota për pranimet në FA. Për çdo të ri që do të bëhet pjesë e FA nga mosha 18-30 vjeç, të ketë mbaurar arsimin 9-vjeçar, të jetë i aftë fizikisht dhe të mos ketë probleme me ligjin”.
Sipas drejtuesve në ushtrinë shqiptare, interesi në rritje i të rinjve për në Forcat e Armatosura, kryesisht meshkuj, lidhet me disa arsye.
“Ushtari i parë merr 60 mijë Lekë, 16 mijë Lekë trajtimi me ushqime, vështirësia e punës aty ku shërben ka një bonus, është kredia me zero interes që u miratua vjet, si dhe misionet e ndryshme”.
Po ashtu, çdo i ri që kryen 15 vite shërbim në ushtri, përfiton statusin e ushtarakut.
“Statusin e ushtarakut e përfiton çdo ushtarak që ka plotësuar 15 vjet karrierë në FA dhe në momentin që shkëputet nga FA për arsye të ndryshme përfiton pension suplementar deri në daljen në pensionin e pleqërisë”.
Nevojat për rekrutime mbeten të larta në ushtri.
Çdo vit hapen afërsisht 1200 kuota për të rinjtë që duan të behën pjesë e Forcave të Armatosura.
Mendoj se keta te rinj qe kerkojn te behen ushtar,me page te mire,me lehtesime te tjera,sot me entusiazem,trima do shkojn dhe do kenaqen. Ama nqs ariu i rusis Putini dhe Xi Jimpingu i Kines, vijn me ushtrit e tyre,ketyre do t'u shkojn pordhet nga shtat,o nene çna u desh,do t'ja mbathin me vrap si ushtaret e Duçes,do hedhin pushket neper ferra dhe do kerkojn vrime ku te fshihen. Jo vetem qe nuk njohin artin ushtarak por nuk kane as edukate ushtarak-patriotike dhe qellimin perse vishen ushtar. (Shaka.)
Trim at e Zelenskit
....duhen te kene mbaruat shkollen 9 vjecare.....,shkruhet . Mos e ka patur idene per shkollen e mesme nentogeri,...apo eshte sakte! Cudi me shkolle 9 vjecare dhe ne ushtri sot!