Inspektori I përgjithshëm, Dashnor Sula ka zhvilluar një tryezë diskutimi me inspektoratet rajonale të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor.
Diskutimi u ndal tek reforma e inspektimeve, për të cilat Sula tha sedo përqëndrohen aty ku risku është më i lartë dhe synohet standardizimi i shërbimeve.
"Reforma synon të ndryshojë këtë logjikë: nga një sistem i fragmentuar, drejt një sistemi me standart të përbashkët veprimi. Nga një sistem i orientuar kryesisht drejt frekuencës së kontrolleve, drejt një sistemi që orienton inspektimin aty ku risku është më i lartë.
Objektivi i çdo sistemi modern shëndetësor është mbulimi universal shëndetësor. Ky objektiv nënkupton akses në shërbime të sigurta dhe cilësore për çdo qytetar, pavarësisht vendit ku jeton. Ky objektiv kërkon edhe një standart të një kontrolli standart, të njëjtë shërbimi. Standart i njëjtë sigurie, standart i njëjtë inspektimi.
Sistemi i ri i inspektimit që po ndërtohet mbështetet mbi tre shtylla kryesore:
E para: Është metodologjia e unifikimit të inspektimit. Procedurat, listat e verifikimit dhe dokumentimi i procesit inspektues duhet të jenë sa më të standartizuara. Kjo krijon siguri për institucionet dhe barazi për subjektet.
E dyta: Është orientimi i sistemit drejt rriskut. Jo të gjithë subjektet kanë të njëjtin nivel rrisku, jo të gjitha aktivitetet kanë të njëjtin impakt mbi interesin publik. Në fushën e shëndetësisë ky vlerësim merr një rëndësi të veçantë. Rrisku lidhet drejtpërdrejt me sigurinë e qytetarëve.
E treta: Është gjurmueshmëria e procesit inspektues dhe përdorimi i teknologjisë", tha Sula
Ndërkaq, Isnpektorja shtetërore e shëndetësisë, Luneda Sufali dha Shifra mbi inspektimet e kryera gjatë vitit 2025.
"Gjatë vitit 2025 janë kryer 24,513 inspektime dhe janë marrë 1,305 masa administrative.
53 masa administrative me gjobë;
29 vendime të ndërmjetme për pezullim të aktivitetit;
dhe 1,220 masa të tjera", u shpreh Sufali.
Sula I bëri thirrje inspektorëve të zbatojnë ligjin dhe të mos tolerojnë asnjë shkelje.
Keshtu punohet dhe njerzit behen me te vetdijshem per punen qe paguhen. Jo sikur puna ne shtet behet si dyqan privat, ku ne kembim te sherbimit secili tund kemben o me jep lek o s'te jap sherbim. Dash Sula mos e ul tempin, qe administrata te ngrej nivelin e sherbimit. Te falenderoj
Filloi te kakarise pula Peqinit! Po ik o shemtire se u bere qepaze o fytyre 5 lekshe e vjeter.