Mbyllen përkohësisht shërbimet publike online, si pasojë e sulmeve kibernetike

17 Korrik 2022, 13:15Sociale TEMA

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit i bën me dije qytetarëve shqiptarë se është detyruar të mbyllë përkohësisht aksesin e shërbimeve publike online dhe faqeve të tjera qeveritare për shkak se po përballemi me një sulm kriminal kibernetik të sinkronizuar dhe të sofistikuar nga jashtë Shqipërisë. 

Për t’u bërë ballë këtyre goditjeve të paprecedenta dhe të rrezikshme, jemi detyruar të mbyllim sistemet qeveritare deri në neutralizimin e sulmeve armike.

Ftojmë qytetarët, mediat, bizneset dhe gjithë aktorët e tjerë të sensibilizohen për të thyer këtë sulm ndaj interesave kombëtare shqiptare dhe të mirëkuptojnë gjendjen e përkohshme të mos aksesimit të shërbimeve publike. 

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit është në gadishmëri të plotë dhe po punon gjatë të gjithë kohë me ekipin e Microsoft, ekipin e Jones Group International, dhe ekipet e kompanive shqiptare në fushën TIK për të mos lejuar që ky sulm kinerbetik të dëmtojë apo cënojë sistemet shqiptare të informacionit.

 

4 Komente

  1. b
    ben.

    Me rob shpie sa keq e ndjej veten tani, qe kam fjetur gjume tere naten, nderkohe shoket e AKSHI me arme ne dore kane perballuar me vetmohim sulmin armik. Gojet e liga thone se AKSHI , duhet te kishte rene me kohe, qe kur u bene te gjitha sherbimet online dhe sistemi nuk ishte programuar per te tille ngarkese. Nejse kur genjejme qe rruget behen nga 3 deri 10 here me te shtrenjta se ne kohen e berishes dhe deenxhinjte e hane po me qejf bile, kete luften vetmohuse te AKSHI memdoj se duhet qe delenxhinjte ti bejne 1 kenge. Ps: nuk e di ca sekreti ka ngele pa dale ne publik qe armiqte tane te tmeruar nga sukseset e teknologjise informatike shqiptare te sulmojne AKSHI. Qesharaket e rilindjes , cdo vjedhje , cdo deshtim , cdo mashtrim e paraqesin per delenxhinjte si sulm ndaj modelit te ndritshem shqiptar. Per te vjelle.

    Përgjigjjuni
    1. u
      uhahahaaaaaa

      Nuk ka dale ende ne publik numri i brekeve te sat'eme uahahahahahaaaaaaaaaaaa

      Përgjigjjuni
    2. N
      Nuk ishte aspak nji Suprize e Keqe per ne

      esjte dicka e Priteshme per ne shqiptaret kur dihet mir se far kan ber Politikat Antishqiptare kto 31-vjet me ne ne Shqiperi . U deformua demokracia dhe ju ndryshua Kurs ala pa lind ,pa marre udhetimin -me venjen ne krye te saj Injorantin e Funderinen Islamike shpellarin saleh hamut brrisha dhe ju dha Kompetence e Plote Krimit te shkaterroje e degjenroje Shqiperine ! Pra jane ber te gjithe Bashke nji Ushtri e Madhe e paperballueshme nga nji Qeverri kaqolash ,te paafte te vrasin Minjt e Bodrumeve shqiptare njiher , pra Jane Te Fortet , Greqiret qe jane fut kudo ne cdo fushe te jetes Shqipreve Prezent ,jane Gjaprinjte e Shpelles e te gjithe bashke -sot edhe me mbeshtetjen e Mikut tone te Madhe n a t y r i s h t -Udhrrefyesit te Djallezise - mundet ti bejne gjithcka ksaj Qeverrie kaqolash , te cilet sidhe e kemi deklaruar disa her _Nuk njohin faaaaaaare Konceptin Shtet dhe madje nuk denjojne te reflektojne e mesojne dicka nga Kritikat ktu ,por mesojne si e ka tradite shqiptare nga pesimi Historik , madje jo si duhet edhe pse dijne mir ,se kjo i ka kushtuar e kushton shume Shqiperise e na ka len ktu ku jemi ,qe Bota ben gjithcka do me ne

      Përgjigjjuni
      1. p
        psikologu

        Shko me pushime dhe kthjellohu, pastaj shko te psikologu dhe perpiqu ti shpjegosh si e ke hallin!

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje