“Çmimet, 248 % më shtrenjtë në Itali”, ANSA boton raportin: Ja pse Shqipëria është “pushtuar" nga turistët italianë

14 Gusht 2023, 17:17Sociale TEMA
“Çmimet, 248 % më shtrenjtë në Itali”, ANSA

Në Itali, shërbimet turistike kushtojnë deri në 248% më shumë se në vendpushimet bregdetare të Shqipërisë. Kështu thuhet në një raport të Consumerismo No Profit, ku u krahasuan çmimet dhe tarifat e destinacioneve kryesore bregdetare shqiptare dhe atyre italiane.

“Për të fjetur 7 netë në një nga resortet bregdetare të Shqipërisë, nga data 21 deri më 28 gusht në një dhomë dyshe, kostoja minimale fillon nga 175 euro në Vlorë deri në 420 euro në Qeparo.

Nëse zgjidhni struktura ekskluzive apo luksoze në Itali, kostoja maksimale arrin në 5653 euro, ndërkohë në Vlorë dhe destinacionet e tjera shqiptare shkon në 2300 euro”, shkruan agjencia e lajmeve Ansa, duke iu referuar raportit.

Sipas Consumerismo No Profit një javë qëndrimi në hotelet italiane fillon nga një minimum prej 564 euro në Milano Marittima, 735 euro në San Vito Lo Capo dhe 889 euro në Villasimius, por mund të arrijë, në strukturat ekskluzive dhe deri në 17,378 euro në Viareggio.

“Ambientet e plazheve në Itali kushtojnë mesatarisht 162% më shumë se brigjet shqiptare”, vijon artikulli.

Sipas të dhënave një vakt i plotë me bazë peshku në Shqipëri kushton mesatarisht midis 20 dhe 25 euro për person, kundrejt 45/65 euro në Itali.

“Sigurisht që nuk është rastësi që ka një rënie prej 30% të pranisë së bashkatdhetarëve në resortet kryesore bregdetare të vendit tonë, ndërkohë që plazhet e Shqipërisë, Kroacisë dhe Spanjës janë pushtuar nga turistët italianë”, komenton presidenti Luigi Gabriel.

4 Komente

  1. M
    Mirmroma

    Po ashtu janë dhe pagat more karafila, normale. Jo po hajde bëj pushime në Bangladesh, se me 5 euro dita ha vënçe. Trapa.

    Përgjigjjuni
    1. U
      Unë

      Jo më larg se dje një mender turist italian u ankua për Shqipërinë pasi i ka çmimet e shtrenjta. Mesa duket turistët italiane vijnë pa portofol në Shqipëri.

      Përgjigjjuni
      1. 2
        25€ nata ne bregdetin e Vlores ne Gusht hahahahaha

        Aman ore aman 7 dite 175 euro ne bregdetin e Vlores. I bie 25€ nata me bregdet ne guzt dhe me e shtrenjta 60€ hahahahahahaaaahaaaaaa. Po cadren e ka futur ANSA. Hahahaaa Edhe mero vete do e nxirrte me shtrenjte cmimin PO SHQIPTARET E SHOHIN CDO DITE VETE KUJT JA TREGONI KETO PALLAVRA! E mbani mend mihalin me Spanjollin!?

        Përgjigjjuni
        1. d
          dyshuesi

          Keto jane gazeta te blera nga Edi Rama . E nxjerrin Shqiprine me mire se Italia. Keteje puth Melonin , andej korrupton gazetaret italian , ky po na turperon fare. Apo jo more vellezer komentues....!

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje