MSH, shpërblim për mjekët e infermierët e dalë në pension nëse trajtojnë të sëmurët me Covid

17 Maj 2022, 09:10Sociale TEMA

MSH, shpërblim për mjekët e infermierët e dalë në

Ministria e Shëndetësisë do të ndajë shpërblime mujore për mjekët e infermierët që kanë dalë në pension nëse do të trajtojnë të sëmurët me Covid-19.

Këshilli i Ministrave ka vendosur që do të paguhen me 125,000 lekë në muaj, personelet mjekësore, specialistët e shëndetit publik që merren me epidemiologjinë, infermierë dhe specialistë të shërbimit laboratorik, të angazhuar në diagnostifikimin dhe trajtimin e mjekësor të personave të prekur nga Covid-19.

Kurse, me 65,000 lekë në muaj do të paguhen personelet mbështetësetë angazhuar në institucionet ku trajtohen personat e prekur nga koronavirusi. 

1 Komente

  1. p
    pirro

    Ne dyshim kjo oferte. Beje ne forme Urdherese qe te kete efekt ligjor

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje