
Kontrata koncesionare e prodhimit të dokumenteve biometrike përfundon më 31 korrik.
Ministria e Brendshme bëri të ditur se nga 1 gushti 2023, e në vijim, shërbimi do të ofrohet pa ndërprerje për qytetarët nga shoqëria shtetërore “IdentiTek”
“Ministria e Brendshme dhe“ALEAT” informojnë qytetarët se afati i fundit i aplikimit për ID karta ose pasaporta biometrike, përmes kuponëve të “Aleat” është data 26 korrik 2023. Nga data 1 gusht, aplikimet do të vijojnë me kuponët e rinj të kompanisë shtetërore “IdentiTek”, të cilat i gjeni në të gjitha zyrat e Postës Shqiptare”, thuhet në deklaratën e MB-së.
Ministria e Brendshme dhe “IdentiTek” shprehin angazhimin për të garantuar standardin e dokumenteve të prodhuara dhe vijimin e procesit të pajisjes së qytetarëve me ID karta e pasaporta biometrike pa ndërprerje, në të njëjtat zyra si brenda apo jashtë vendit.
Ore më sqaroni një gjë. Se unë mbase nuk e marr vesh mirë. Atëherë: Një pasaportë ose kartë identiteti kushtonte X apo Y lekë në kompani private. Që normalisht nuk ka asgjë të keqe që kompania të kishte dhe një marzh fitimi prej t%. Edhe pse çmimi i passaportave ka pas qenë i kontestuar dhe i konsideruar edhe i shtrenjtë për Shqiptarët. Por që këta specialistat e justifikonin me faktin se PeDeja e bëri konçensionin. Tani vijnë këta me kompani shtetërore me të njejtin çmim. Më falni përfshirë dhe normën e fitimit të privatit.. Për të njëjtat produkte. E pra i bie që dhe Rilindja jane po aq B... q... sa edhe PeDeja e djeshme. Me në krye Ramên edhe Ballën. Dhe nuk i lenë asgjë mangut Salehut dhe Likes së djeshëm për te vjedhur dhe rrjepur këtë popull. Edhe pse ky është hapi i parë për ta gllaberuar nesër si konçension në një kompani monopole të tyre private me një nga oligarkët e oborrit. Thotë mirë ai komentuesi tjetër. "Kryeministër legen"
injorant
Ehhh SOVRAN ke te drejte po kujt i thua