Në "Ditën Evropiane të Gjuhës", me Ballkanin në qendër, por jo në zemër...

26 Shtator 2025, 12:34Sociale TEMA
Në "Ditën Evropiane të Gjuhës", me Ballkanin

Nga Fiqiri Çifliku*

Evropa ka një gardh të jashtëm që e ndan kontinentin nga bota. I lyer me vlera, i zbukuruar me demokraci, dhe i rrethuar me kamera. Kush vjen nga jashtë, duhet të ketë, pasaportë të pastër, histori pa luftë dhe një buzëqeshje që nuk kërkon azil.

Kanë edhe kufirin e brendshëm. Aty ku tashmë rrinë vendet e Ballkanit, si në një holl pritjeje me karrige plastike.

Shqipëria, me dosjen në dorë që pret vulën. Kosova, pa pasaportë që njihet nga të gjithë. Serbia dhe Mali i Zi, me dy pasaporta dhe një sy nga Moska. Bosnja me tre presidentë dhe një kalendar pa datë. Maqedonia e Veriut, që ndryshoi edhe emrin për të hyrë, por harroi derën.

“Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Evropa”- një thirrje që më ushton në vesh edhe sot, pas 35 vitesh. Me flokë të zbardhur, i shtrembëruar disi nga pesha e viteve dhe puna. Por, Evropi thotë: “Rikuperohuni vetë, pastaj flasim.” Si një lloj diete politike ku Ballkani duhet të zhduk korrupsionin, nacionalizmin dhe historinë. Ndihma vjen me kushtet e një kontrate absurde - "Të mos jeni shumë emocionalë." Historia nuk ka ç’na duhet. Të mos kërkojmë shumë dashuri. Jo për gjë por nuk kemi për vete... Ky sa duket qenka si biçim manuali për integrim. Si të hysh në Evropë pa prishur punë.

Evropa ka 46 mendje që gjykojnë ndryshe, por asnjë zemër që ndjen njësoj. Diversiteti në këtë rast më duket si një sallatë pa vaj. Me shumë ngjyra, por pa shije. Ballkani shihet si përbërës i tepërt, si rrezik që prish ekuilibrin e shijes.

Ne nuk kërkojmë privilegje. Kërkojmë të jemi pjesë e partiturës. Sepse pa Ballkanin, Evropa është një melodi pa nota. Një projekt pa kujtesë. Një kontinent që lëngon nga mungesa e vetvetes.

Nëse Evropa është shtëpi, atëherë Ballkani është korridori ku dritat nuk ndizen. Ndaj, shpresoj që të ndezim dritat së bashku. Jo për të parë më mirë, por për të mos harruar njëri-tjetrin.

 

*Ekspert arsimi

10 Komente

  1. U
    U mbush Shqipëria me Fisqira Çifligu

    Ekspert arsimi që nuk di të thotë "Europë" veçse i tillë nuk mund të quhet.

    Përgjigjjuni
    1. F
      FIQIRI ÇIFLIKU

      Meqë ke komentuat po e shkruaj edhe një sqarim mbi mënyrën e të shkruarit Evropë apo Europë? Pse sot hasim dy trajta të kësaj fjale? Ku qëndron ngërçi, që kemi një dyzim të kësaj fjale? Në fakt, cilën duhet të marrim si trajtë të saktë? Merrni përgjigjen e duhur në këtë shkrim! Kjo është një ndër ato fjalë apo çështje gjuhësore, që, me të drejtë, ka ngritur shumë diskutim te dashamirët e gjuhës shqipe dhe jo vetëm. “Kushtetuta jonë gjuhësore”, pra “Drejtshkrimi i gjuhës shqipe” i vitit 1972, ka miratuar trajtën me “ev”, pra “Evropë”. Kjo trajtë i përgjigjet shqiptimit të greqishtes (Evropi) e, deri diku, edhe të turqishtes (Avrupa), si dhe të gjuhëve të tjera fqinje ballkanike (bullgarishtja, serbishtja etj.). Prandaj kjo trajtë fonetike “Evropë” u përhap në mbarë shqiptimin popullor.  Mbi këtë bazë u pranua edhe në gjuhën e shkruar dhe kjo u pasqyrua te “Drejtshkrimi i gjuhës shqipe”. Por, ndërkohë, në gjuhën shqipe kanë hyrë shumë fjalë të reja me këtë temë, që sidomos në shkrim po përdoren me grupin “eu” dhe jo me “ev”. Sot shqiptojmë dhe shkruajmë: euro, euroatlantik, europarlamentar, eurodeputet, Euratomi, Euroazia, Eurovizion etj. 

      Përgjigjjuni
      1. K
        Korrigjimi i drejtshkrimit

        Kam lexuar diku se Drejtshkrimi është korrigjuar tek kjo fjalë, në vend të "Evropa" duhet të shkruhet "Europa"

        Përgjigjjuni
        1. F
          FIQIRI ÇIFLIKU

          Më poshtë po të nis një link për të shkarkuar librin e drejtshkrimit të vitit 1972. Në faqen 94, gjen shënimin përkatës. Shkruhet EVROPË dhe nuk ka një kongres tjetërtë mëvonshëm që të bëj ndryshimin e kësaj pike. Jam dakord që përdoret Europë në përditshmëri pornuk ëahtë e thënë të jetë korrekte kështë. https://www.google.com/url?sa=t

          Përgjigjjuni
        2. U mbush Shqipëria me Fisqira Çifligu

          As mos e zi në gojë standartin e gjuhës shqipe o mashtrues muti. Ku i polle ato që thua, nga ChatGPT-ja? Se nga standarti i shqipes është "Europë" dhe kurrë "Evropë". Punë tjetër se ke dalë tani nga fshati dhe ja këput me karlliqet e tua. Çdogjëkundi, në çdo kohë ka qënë "Europë" në gjuhën shqipe. Tjetër gjë se je një shkërdhatë e paguar për t'ja futur pordhës kot, ama ta dish që revizionizmat e tua dhe të sojit tënd nuk i beson njëri.

          Përgjigjjuni
          1. U mbush Shqipëria me Fisqira Çifligu

            As mos e zi në gojë standartin e gjuhës shqipe o mashtrues muti. Ku i polle ato që thua, nga ChatGPT-ja? Se nga standarti i shqipes është "Europë" dhe kurrë "Evropë". Punë tjetër se ke dalë tani nga fshati dhe ja këput me karlliqet e tua. Çdogjëkundi, në çdo kohë ka qënë "Europë" në gjuhën shqipe. Tjetër gjë se je një shkërdhatë e paguar për t'ja futur pordhës kot, ama ta dish që revizionizmat e tua dhe të sojit tënd nuk i beson njëri.

            Përgjigjjuni
            1. F
              FIQIRI ÇIFLIKU

              https://www.google.com/url?sa=t

              Përgjigjjuni
        3. H
          Historia do damkose ata qe sot drejtojne ne Tirane

          Gjuha shqiptare nuk lulezon e trashegohet nga njerez si Begaj, Rama e Berisha. Gjuha shqipe mund te shpetohet nga zhdukja vetem nese Tirana zyrtare e mbjell shqipen madheshtore sot tek femijet tane ne emigracion. Por keta tre burra nuk kane as mendje, as deshire, as dashuri per gjuhen e femijet tane qe perpiqen por veshtire e kane te mesojne shqipen standarte.

          Përgjigjjuni
          1. F
            FIQIRI ÇIFLIKU

            Për komentuesin më sipër po sqaroj se përse shkruhet Evropë dhe jo Europë? Pastaj, le të shajë përsëri, s'ka gjë... Pse sot hasim dy trajta të kësaj fjale? Ku qëndron ngërçi, që kemi një dyzim të kësaj fjale? Në fakt, cilën duhet të marrim si trajtë të saktë? Merrni përgjigjen e duhur në këtë shkrim! Kjo është një ndër ato fjalë apo çështje gjuhësore, që, me të drejtë, ka ngritur shumë diskutim te dashamirët e gjuhës shqipe dhe jo vetëm. “Kushtetuta jonë gjuhësore”, pra “Drejtshkrimi i gjuhës shqipe” i vitit 1972, ka miratuar trajtën me “ev”, pra “Evropë”. Kjo trajtë i përgjigjet shqiptimit të greqishtes (Evropi) e, deri diku, edhe të turqishtes (Avrupa), si dhe të gjuhëve të tjera fqinje ballkanike (bullgarishtja, serbishtja etj.). Prandaj kjo trajtë fonetike “Evropë” u përhap në mbarë shqiptimin popullor. Mbi këtë bazë u pranua edhe në gjuhën e shkruar dhe kjo u pasqyrua te “Drejtshkrimi i gjuhës shqipe”. Por, ndërkohë, në gjuhën shqipe kanë hyrë shumë fjalë të reja me këtë temë, që sidomos në shkrim po përdoren me grupin “eu” dhe jo me “ev”. Sot shqiptojmë dhe shkruajmë: euro, euroatlantik, europarlamentar, eurodeputet, Euratomi, Euroazia, Eurovizion etj.

            Përgjigjjuni
            1. k
              killbot

              Ky postim eshte marre nga nje llogari facebooku e krijuar vtin e shkuar. Ne ate kohe plasen dhe llogarite e krijuar me inteligjence artificiale, edhe nga lloji i reagimit ti ngjan si nje model i dobet inteligjence artificiale, o "FIQIRI ÇIFLIKU"

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje