Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bërë me dije se vetëm në këtë muaj se ka bllokuar tre ngarkesa me pjeshkë dhe rrush, nga Greqia dhe pasi janë konstatuar se ishin me pesticide.
AKU njofton se pas kontrolleve është konstatuar se niveli i pesticideve është më i lartë se norma e lejuar dhe ka risk mbi shëndetin e njeriut.
Konkretisht është konstatuar me praninë mbi normë të mbetjes së pesticidit Propamocarb, në ngarkesën me rrush nga Greqia. Po ashtu pas kontrolleve, ka rezultuar se produkti rrush tavoline (varieteti Red Globe) i importuar nga Italia, është konstatuar me praninë e mbetjes së pesticidit Bitertanol.
Gjithashtu Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, njofton se produkti pjeshkë, i importuar nga Greqia, është konstatuar me praninë mbi normë të mbetjes së pesticidit Phosmet.
Ndërsa më tej, AKU thekson se ka njoftuar kompanitë importuese që të tërheqin produktet me pesticide për kthimin e tij në rast se e kanë ende në gjendje dhe ta asgjësojnë atë.
Njoftimi i AKU:
Tre ngarkesa me pesticide nga Greqia kane hyre ne shqiperi vetem kete muaj, me rrush e pjeshke me nivel pesticidesh me te larte se norma.
Njoftim për konsumatorin nga RASFF
Bazuar në kontrollet zyrtare të kryera nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, ka rezultuar se produkti pjeshkë, i importuar nga Greqia, pas analizimit është konstatuar me praninë mbi normë të mbetjes së pesticidit Phosmet, me risk për shëndetin e njeriut.
PËRSHKRIMI I PRODUKTIT:
Kategoria e produktit: fruta – perime
Emri i produktit: pjeshkë
Vendi i origjinës: Greqi
Operatori i biznesit ushqimor ka njoftuar subjektet, ku ka shpërndarë produktin, për kthimin e tij në rast se e kanë ende në gjendje.
AKU për këtë rast ka bërë njoftimin përkatës pranë kategorisë së Njoftimeve RASFF.
Njoftim për konsumatorin nga RASFF
Bazuar në kontrollet zyrtare të kryera nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, ka rezultuar se produkti “rrush i kuq francez” i importuar nga Greqia, pas analizimit është konstatuar me praninë mbi normë të mbetjes së pesticidit Propamocarb, me risk për shëndetin e njeriut.
PËRSHKRIMI I PRODUKTIT:
Kategoria e produktit: fruta – perime
Emri i produktit: rrush i kuq francez
Vendi i origjinës: Greqi
AKU pas kryerjes së kontrolleve dhe ndjekjes së gjurmueshmërisë, ka bllokuar sasinë në gjendje të produktit të konstatuar me qëllim asgjësimin.
AKU ka kryer edhe për këtë rast njoftimin përkatës pranë kategorisë së njoftimeve RASFF.
Njoftim për konsumatorin nga RASFF
Bazuar në kontrollet zyrtare të kryera nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Pikën e Inspektimit Kufitar në Durrës, ka rezultuar se produkti rrush tavoline (varieteti Red Globe) i importuar nga Italia, pas analizimit është konstatuar me praninë e mbetjes së pesticidit Bitertanol, me risk për shëndetin e njeriut.
PËRSHKRIMI I PRODUKTIT:
Kategoria e produktit: Fruta – perime
Emri i produktit: Rrush tavoline (varieteti Red Globe)
Vendi Origjinës: Italia
AKU pas verifikimit të kryer, ka bllokuar në subjekt të gjithë sasinë e importuar, duke mos e lejuar shpërndarjen në treg, deri në procesin e asgjësimit të tij.
AKU për këtë rast ka bërë njoftimin përkatës pranë kategorisë së Njoftimeve RASFF.
Po keta ndyresirat kur dalin ne treg i kontrollojne! po ne kufi ca k... bejne hane bar?
Paskan ndaluar 3 ngarkesa! O qelbesira qe po I sillni vdekjen ketij vendi, a s'na thoni se sa ngarkesa te tjera kaluan?
Nuk erdhen nga Greqia,erdhen nga vreshtat e tourkotsamave te pabese ne Delvino.... allah uakbar
E para here qe Shqiperia pomguxon te sillet si Europa . Urojme qe ky te jete vetem fillimi . Presim reagimin e kreut te opozites shqiptare qe i ka dhene besen Micotaqit dhe Frederiqis Bejleriqisit , se do te sillet e reagoje me grek se vete greket .
Pasi i ka ngrënë populli i bëjnë analizat këta të akuuuuu-se?