Brenda 4 viteve të ardhshëm, Shqipëria pritet të kthehet në një qendër rajonale të industrisë së mbrojtjes. Ky është objektivi i qeverisë së re, për realizimin e të cilit do të rritet së pari buxheti për mbrojtjen me jo më pak se 0.15 pikë mbi normën aktuale prej 2,01% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Industria ushtarake “Made in Albania”, ku municionet, armatimi i lehtë, mjetet e blinduara, mjetet e emergjencave civile dhe të sistemeve pa pilot të prodhohen të gjitha në Shqipëri, do të jetë së shpejti një realitet.
Gjithashtu, kapacitetet detare të Shqipërisë do të zgjerohen me 3 anije të reja dhe do të modernizohet flota ekzistuese.
Nga ana tjetër, situata shqetësuese me zjarret solli në vëmendje edhe një herë nevojën e shtimit të kapaciteve të mbrojtjes civile. Si rrjedhojë, programi i qeverisë parashikon fuqizimin e mbrojtjes civile, duke investuar në dy avionë zjarrfikës, flotë të përforcuar tokësore dhe 4 qendra të reja rajonale të emergjencave civile.
Për sa i përket pagës së ushtarakëve, e cila në krahasim me rajonin është më e larta , do vijojë të rritet dhe do të arrijë mesataren e NATO-s në vitin 2029. Bashkë me të do të rritet edhe numri i Forcave të Armatosura.
Programi parashikon ndër të tjera forcim të aftësisë reaguese në territor me zgjidhje inovative, sisteme inteligjente dhe jetësimin e numrit kombëtar/ndërkombëtar 112.
Deri në vitin 2029, do të modernizohet dhe zhvillohet infrastruktura kritike duke përmbyllur investimet në Korridorin VIII-të për lëvizjen e Aleancës, me pikënisje në Porto Romano.
Po ashtu pritet të përfundojë puna në kantierin e Spitalit të Traumës, Shkolla e Aviacionit në Vlorë, Kampusi i Ri i Akademisë së Forcave të Armatosura, Kompleksi i Inovacionit Ushtarak në Bërzhitë dhe Poligoni Ndërkombëtar në Bizë. (Ledina Elezi)
Po Shqiperia nje here qe u perpoq te kopjonte automatikun e Xhevdet Mustafes, mbas perpjekjesh titaneske dhe pas nje epopeje mundimesh te inxhiniereve tane, pollen nje automatik (P-84) qe i shtremberohej tyta nga nxehtesia. Kjo ne kohen kur rreth 1000 inxhiniere te te gjitha fushave moren pjese ne Projekt. Dhe ne nje kohe qe kishim nje industri armatimi te sjelle me çelesa ne dore nga Kina dhe supozohej te kishim specialiste. Por edhe kallashnikovet e Polianit e treguan se sa vlenin ne 1997. i njejti problem me tyten qe i deformohej nga nxehtesia. Dhe nderkohe sot Shqiperia nuk i ka 1 mije inxhiniere gjithsej.
Jua tregon Daktorri industrine ushtarake! Daktorri eshte konservator, shkruan me doren e djathte dhe flet me Llallahun! Na , duhet ti respektojme traditat tona. Gjithmone kena qene viktima e keshtu duam te mbesim! Gjize, qepe e çoban ne Kalkidha!
Filloni i beni ,pastaj dilni dhe thoni do jemi te paret a te fundit! Flasim pa filluar punet dhe me vjen keq kur dilni si genjeshtare.Do nxirrnim shume nafte , do kishim rezerva te medha,do na ndryshonte mireqenia nga garancia sovrane.
Ai armatim dhe rezerve ushtarake qe u krijua per 50 vjet ,shkoi per skrap per nje dite nga shoku Sali qe shan perdite Akoma s ka filuar te ndertohet nje kombinat perpunimi frutash ,perimesh ,kombinat peshku, uzina e fabrika. Iken njerezit se u mbyllen me mijera vende pune. Perse te flasesh me pare! Berisha dhe shpura e tij ta mbyllin gojen njehere e mire!
hahahaaa shqiptaret e kane zakon te fluturojne me presh ne bythe. Pa filluar punen akoma, na burren e na mburren sa dhjesin ne poturre.