
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka shpërndarë sot një mesazh urimi me rastin e 1 majit, Ditës Ndërkombëtare të Punës.
Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Nikolli ka theksuar se përgjegjësia politike shumëfishohet, për të arritur kushte sa më të denja pune dhe paga të mira për punëtorët.
“Sot është Dita e mirënjohjes ndaj punëtorëve. Ndaj thjeshtësisë e madhështisë së njerëzve të punës.
Atyre që ditë pas dite, në heshtje, me mundin, durimin dhe talentin e tyre, ndërtojnë jetën e familjeve dhe të ardhmen e fëmijëve.
Historia e vërtetë e Shqipërisë është historia e njerëzve të punës. Që lodhen, kontribuojnë dhe dalin në pension, duke u trashëguar brezave shembullin e tyre. Që me modelin e tyre të të punuarit e të jetuarit me nder, i japin jetë Shqipërisë.
Prandaj, sa më të denja të jenë kushtet e punës dhe paga e punëtorëve, aq më e fortë bëhet ekonomia.
Sa më i fortë të jetë dhe sa më shumë të dëgjohet zëri i tyre, aq më e drejtë bëhet shoqëria.
Si legjislatore dhe Kryetare e Kuvendit, sot ndjehem më shumë e detyruar, për ligje më të mira për njerëzit, botën e punës dhe nevojat e familjeve punëtore.
Përballë njerëzve të punës, që krijojnë të mirat për familjet e tyre dhe për Shqipërinë, përgjegjësia jonë politike shumëfishohet.”, shkruan në mesazhin e saj Nikolla.
Ju jeni nji Qeverri e Papergjegjeshme e cila konkuron perball bandave te funderinave Opozitare , asaj Esadiste ,qe diten te mos ndertojne asgje se Mision kishin shkaterrimin dhe vjedhjen e Shqiperise , nderkohe qe ju e keni len Shoqerine Shqiptare ,ne shume drejtime ne nivelet qe ka qen me pare ,ne vend qe te ngriheshit ne nji Pushtet te Kohes i cili te hapte syte e kuptonte mire se Detyra e nji Qeverria nuk eshte vetem ndertimi i Qyteteve e rrugeve ,nuk eshte vetem digitalizimi etj arritje te asaj fushe ,por shume shume me madhe , qe nga Arti e Kultura per shoqerine qe nuk funksionon si duhet ,e deri ke Mediet e TV qe jane shndruar ne Bordello degjerimi te shoqerise , media per komunikim qe funksionojne me keq se ne Afganistan , ku nuk ka asnji lloj Demokracie e shprehje te lire ,etj etj Medie ku propagandohen vetem Politika Toksike per Opinionin , edhe pse Taksapaguesi shqiptare paguan Fake institucionin AMA qe vecse merr Rrogat e Majme ,nuk justifikon ne asnji drejtim punen e vet , nji Shtet total i papergjegjshem pra vs shoqerise shqiptare ,len ne meshire te Politikave te huaja ,qe po i shkaterrojne ne cdo drejtim sot e 30-vjet . Nji Shtet e Qeverri ku nuk ekziston Drejtesi dhe Qeverrise as qe i intereson te ket ,sepse nuk tregon asnji interesim ne kto 9-vjet Pushtet ,pra Ministri e Institucione qe Varferojne shqiptaret ,duke i rrembyer parate dhe mos i dhene asnji reazultat ne jete ,Ministri Abuzive qe nuk justifikojne aspak ate qe perfaqsojne . Si ajo e Jashteme ,e Kultures (e cila eshte me skandaloze se ajo e Mbrojtjes ) Ministrie Drejtesise qe eshte po ineficiente , per mos te vazhduar me gjate ,sepse bo vaki te CENSUROHEMI sepse ne te vertete shoqeria jone shqiptare ,jeton ne Diktature o Pushtetare te papergjegjshem e hipokrite .