Nipi i Ismail Qemalit, Nedin Vlora ka qenë ditën e sotme në Vlorë, në ceremoninë e ngritjes së Flamurit me rastin e 112 vjetorit të Pavarësisë.
Nedin Vlora u takua dhe me kryeministrat Rama dhe Kurti, teksa me këtë të fundit shkëmbeu dhe një bisedë të shkurtër.
Ai uroi festën e pavarësisë, teksa theksoi se ndjen të njëjtin emocion që ndjeu dhe gjyshi i tij në 1912.
Po ashtu Vlora uroi që Shqipëria të ketë një të ardhme gjithnjë e më të mirë në vitet në vijim.
“112 vite, është si të ishte viti i parë për mua për emocionin që shikoj kur ngrihet flamuri, është e njëjtë. Është i njëjti emocion që përjetoi dhe gjyshi im në 1912. Do të doja të bëja një urim për Shqipërinë.
E kaluara është e kaluar, por të shohim para të ardhmen. Uroj që Shqipëria të ketë një të ardhme gjithnjë e më të mirë. Rroftë Shqipëria e shqiptarët!”, tha nipi i Ismail Qemalit për mediat.
Nipi deputetit turk "Ismail Hakki" (qemol vlora)
Dekari. E hengre loqen e radhes andej nga vendi i i mbushur me pedofile leshatore qe e quajne veten papu, me emrin Helladha?
...nipi(turk) e flet mire shqipen, aq shume i lidhur me rrenjet shqiptare.....
o De kar ik bej ndonje gojore janulles se pervecse di te shkruash Shqip , ske lidhje me Shqipen dhe Shqiptaret.