
Në 20 vitet e fundit, me një mbështetje të madhe të politikave të shtetit, Turqia ka qënë shpesh zgjedhja e parë e të huajve për t iu nënshtruar proçedurave të ndryshme të kirurgjisë estetike. Por sa të sigurtë janë pacientët në Turqi?
Historia tragjike e Kaydell Brown
38 vjeçarja Kaydell Brown, u nis drejt Turqisë së bashku me motrën e saj Leanne për të bërë realitet një ëndërr, pa ditur në të vërtetë se do të gjente një fund fatal. Me dëshirën për ti rikthyer vetes feminilitetin dhe format e dikurshme tani që kishte pësuar ndryshime të mëdha pas lindjes ajo vendosi ti nënshtrohej disa ndërhyrjeve kirurgjikale në Turqi. Pas bisedave të gjata me “ Clinic Expert” ajo vendosi të fluturonte drejt Stambollit, pa kuptuar në të vërtetë se sa e pasigurtë do të ishte ndërhyrja atje.
Eksperiencën e tmerrshme e tregon tashmë e motra, Leanne, e cila priti me orë të zgjatua në hollin e spitalit, për të marë në fund lajmin se 38 vjeçarja nuk do të zgjohej më kurrë. E dërrmuar ajo tregon papërgjegjshmërinë e klinikës dhe u drejtohet atyre me një epitet sipas saj mëse të merituar, atë të “ kasapëve”.
Rreziqet nga kirurgjia estetike
Një zgjedhje e gabuar, mund t iu kushtojë shumë, sidomos kjo kur bëhet fjalë për kirugjinë estetike. Mos u joshni kurrë nga proçedura më të lira, pa u siguruar më parë në kushtet apo kirurgun që do të kryejë ndërhyjren. Ja cilat janë rreziqet fatale që mund të hasni nëse nuk bëni zgjedhjen e duhur:
· Infeksionet: Komplikacion i zakonshëm që mund të përhapet në pjesë të tjera të trupit dhe të shkaktojë sepsis.
· Gjakderdhja: Gjakderdhja e pakontrolluar mund të ndodhë gjatë ose pas operacionit, duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme.
· Reaksionet alergjike ndaj anestezisë: Mund të shkaktojnë shok anafilaktik, një gjendje emergjente që mund të jetë fatale.
· Tromboza dhe embolia pulmonare: Mpiksjet e gjakut mund të bllokojnë rrjedhjen e gjakut në mushkëri, duke rrezikuar jetën.
· Dëmtimi nervor: Mund të shkaktojë humbje të ndjeshmërisë ose funksionit në zonën e prekur.
· Nekroza: Vdekja e qelizave të lëkurës që mund të çojë në deformime dhe nevojë për ndërhyrje të mëtejshme.
· Keloidet: Formimi i plagëve të dukshme dhe të mëdha.
· Komplikacione psikologjike: Depresion ose ankth nëse rezultatet nuk përputhen me pritshmëritë.
· Humbja e jetës: Komplikacionet e rënda mund të rezultojnë në vdekje.
Si të bëni zgjedhjen e duhur: ja çfarë duhet të dini
Për të siguruar që po bëni zgjedhjen e duhur, përtej reklamave dhe rezultateve para-pas, është thelbësore të lexoni review-t dhe dëshmitë e pacientëve të mëparshëm, të verifikoni certifikatat e klinikës dhe licencat e kirurgut.
Sigurohuni që klinika të jetë e pajisur me teknologji moderne, ambiente të pastra dhe të ofrojë kujdes të plotë pas operacionit. Kontrolloni eksperiencën e kirurgut dhe kërkoni garanci për rezultatet dhe mbështetje mjekësore në rast komplikacionesh.
Lini një Përgjigje