Shqipëria pritet t’i japë “dritën jeshile” importit të mbetjeve. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit konfirmon për A2 CNN se do të lejohen vetëm importe të atyre mbetjeve që miratohen nga qeveria në një listë të posaçme dhe ku mbetjet klasifikohen si jo të rrezikshme.
“Ndërkohë, në territorin e Republikës së Shqipërisë, ndalohet:
1. importi i mbetjeve të rrezikshme;
2. tranzitimi i mbetjeve të rrezikshme;
3. Ndalohet importi i mbetjeve jo të rrezikshme për qëllim ruajtjeje ose asgjësimi në Republikën e Shqipërisë.
4. Në territorin e Republikës së Shqipërisë lejohen të importohen, vetëm disa kategori të caktuara mbetjesh jo të rrezikshme, përveç atyre të përcaktuara në pikat 1 dhe 2 të këtij neni, pas miratimit të kërkesës për import me Vendim të Këshillit të Ministrave.
Kjo kërkesë e bërë nga industritë, sipas burimeve për A2 CNN, do të përfshihet edhe në projektligjin për “Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve”, të cilin Ministria e Turizmit ka hartuar me mbështetje të ndërkombëtareve.
Po diskutohet lejimi i importit të atyre mbetjeve që janë pjesë e listës së gjelbër, që i lejon edhe BE, të tilla si mbetje kartoni, letre, alumini, hekuri, mbetjet plastike, mbetje plumbi, mbetje zinku, mbetje industriale apo mbetje mjekësore.
Por, ende nuk ka një listë konkrete të mbetjeve që do të lejohen për import, e cila do të mund të sqaronte edhe impaktin mjedisor, nëse do të kishte reduktim të ndotjes apo jo.
Një nismë e tillë është diskutuar edhe në vitin 2016, ku asokohe deputeti i PS-së Eduard Shalsi, pati propozuar që të lejohet importi i mbetjeve, që bëjnë pjesë në ‘Listën e Gjelbër’ të BE, ku listohen mbetje nga ato të hekurit, aluminit, mbetjet e kafshëve, shpendëve, mbetje plastike, hire, mbetje qeramike etj.
Po ne kemi plehra sa të duash! Përse na u dashkan të tjera?! Do bëjmë dhe turizëm pa le!
Po ne kemi plehra sa të duash! Përse na u dashkan të tjera?! Do bëjmë dhe turizëm pa le!
Pse nuk i trajtojne mbetjet e tyre ne vendin e tyre?
Plehra dhe vetëm Plehra....
Po mire,po kur te vine me mijra tonelata plehra te perziera,pa diferencim,kush do i percaktoje se cilat jane te rrezikeshme e culat jo?? Cilat sipas ministres ne fjale quhen te rrezikeshme??nuk e kuptoni se sa jane rritur kanceret e ndryshem si rezultat i ndotjes ne Shqiperi??! Ne nje vend si ne,me nje histori kaq te sukseseshm te korrupsionit,ku ç'do iniciative e manover e shtetit qe ka te beje me administraten publike,dhe veçanerisht me trajtimin e plehrave,del,ne mos 100% afer kesaj shifre,del e prekur nga korrupsioni e vjedhje ,e kjo ministri,we eshte nje nga ministrite me korrupsion te vazhdueshem dhe te faktuar edhe nga organet e drejtesise,shif ish ministrin Beqaj ,ka guximin te ripropozoje importin e plehrave me preteksin se e do importohen vetem plehrat jo te rrezikeshme??!!! Mbetje idustriale? Te kujt industrie? Mbetje mjekesore?? E dine se c'fare ka ne mbetjet mjekesore? Po pse cilu vend ne bote te jep ty kartonin,aluminin,apo te tjera te diferencuara qe jane lehtesisht te riciklushme dhe kane nje fare vlere? Asnje nuk ti jep,por ti jep te gjitha te perziera,dhe ti duhet te kesh strukturat e duhura,qi ti trajtosh dhe ti diferencosh. Jemi ne gjendje ne ? Absolutisht jo,si do i behet atehere?? Kush perfiton nga kjo manover e tille? Shqiptaret jo qe jo,dhe vetem ndotjen di ju lene brezave te ardheshem,por kush atehere?
Ore keta Ripjellasit nuk hiqkan dore nga kjo pune e bene rruge. Mbetje spitalore thone. Po ne nuk po trajtojme mbetjet tona, se Ripjellja mashtroi me inceneratoret.
O ramut po mendo edhe per at qorrin antikapat që ta dhuroi perëndia. Hahahaha. Turizmi veç për show