Reshjet e shiut përmbytin urën e "Rrugës së Arbrit", rënie gurësh në bajpasin e Murrizit dhe në zonën e Xibrit

20 Gusht 2024, 19:09Sociale TEMA
Reshjet e shiut përmbytin urën e "Rrugës së

Reshjet e dendura të shiut, të cilat kanë përfshirë disa zonë të vendit pasditen e sotme, kanë krijuar probleme në rrugët nacionale, e kryesisht në Qarkun Dibër.

Raportohet se për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve, ura 158 metra e lartë në fshatin Fshat të Klosit, pjesë e rrugës së Arbrit që ndodhet mes tuneleve 3 dhe 4, u përmbyt nga uji i cili vinte nga tunelet 2 dhe 3 të fshatit Shkallë të Xibrit.

Për shkak të sasisë së madhe të ujit dhe bllokimit të shkarkuesve, mbi urë u krijua pellg i madh duke vënë në rrezik drejtuesit e mjeteve që vinin nga Tirana në drejtim të Qarkut Dibër.

Probleme në këtë aks rrugor pati edhe më rënien e gurëve kryesisht në bajpasin e Murrizit por edhe në zonën e Xibrit.

4 Komente

  1. K
    Kasemi

    Compania "Gjoka" nuk peson gje sepse leket nuk i ka pervetesuar vetem per vete, por edhe per mbrojtesit e saj. Te na rroni per domer o katunare.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kapterri

      Kjo eshte rruga me skandaloze qe eshte duke u ndertuar ne Shqiperi.Eshte nje gafe e Edi Rames qe i dha kesaj firme te drejten per ta ndertuar. Problemi eshte se kjo rruge eshte shume ne terren te veshtire,dhe kurresesi nuk duhej ta ndermerrte ndertimin nje firme pa experience,si kjo qe po e nderton.Ne do ti shohim pasojat e kesaj rruge,qe nuk do mbaroje kurre dhe do kete probleme gjithmone.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Ben

        Me vjen keq per ju, por nuk keni bere rruge ku njerezit te levizin pa u rrezikur ne cfare do llloj.moti! E keni bere vetem per kohe me diell. Dmrh, duhet te kete mangesi ne projekt dhe ndertim. Nuk mendoj se eshte bere analize serioze. Kjo ndodh edhe ne projektet e tjera. Qeveria dhe oligarket duan vetem te marrin parate sa me shejt.

        Përgjigjjuni
        1. G
          Gjoka

          Keshtu eshte kur e nderton kompania e familjes kryeministrore - nje kompani banale, hajdute dhe e paafte.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje