“Nuk jam mirë” - Miku i Gerti Bogdanit ndan mesazhin e fundit me ish-deputetin

19 Shtator 2024, 10:41Sociale TEMA
“Nuk jam mirë” - Miku i Gerti Bogdanit ndan mesazhin e fundit

Ish-deputeti Gerti Bogdani, humbi jetën papritur mesditën e të mërkurës (17.09.2023), pas një arresti kardiak. Kjo vdekje e beftë e tij ka bërë që figura të ndryshme publike të shprehin mesazhe ngushëllimi teksa e kujtojnë veprën e tij, si politikan, si shok e si njeri.

Albert Gjoka duket se ka qenë një nga personat e fundit me të cilin ish-deputeti ka shkëmbyer mesazhe. Në postimin e tij në Facebook, menaxheri i Bukinisti.al, shprehet se e kishin lënë të takoheshin, por Bogdani i kishte dërguar një mesazh ku i thoshte se e kishte të pamundur ta takonte, pasi nuk ndihej mirë.

"I dashur Gert!

E kishim lënë sot në orën 11.00 të takoheshim bashkërisht, por më dërgove një mesazh në prag të orarit se “e kishe të pamundur” dhe doje që të takoheshim një ditë tjetër. Të mirëkuptova si mik prej më shumë se 20 vitesh, por nuk po u besoja syve se vetëm pak minuta më pas, pashë në ekran lajmin e hidhur të ikjes tënde… Më shkruaje në fund të mesazhit se “nuk jam mirë” dhe këto fjalë i kam si gozhdë në mendjen time edhe tani. Mbase, këto mund të kenë qenë edhe fjalët e fundit….

Edhe sot e kishim lënë për të biseduar rreth librit të mikut tënd Rolf Mowatt – Larssen, “Midis CIA -s dhe Besimit” dhe shumë çështjeve të tjera që na bashkonin në bisedat që zgjasnin shumë. Ti ke qenë prej shumë vitesh në politikë, por nuk hoqe dorë kurrë nga përpjekja për ta bërë politikën më të moralshme, – më etike dhe më të mirë për njerëzit dhe për vendin. As për miqtë.

Të gjithë jemi vdekatarë, por soji i shumtë i politikanëve tanë janë matrapazë shpirtrash; e ti nuk ishe i tillë. Studiove jashtë, por u ktheve këtu dhe nuk e braktise vendin për asnjë çast, përkundrazi, – e provove veten pa u dorëzuar për asnjë çast: Ti hyre në politikë me shpresa dhe energji për të bërë ca gjëra më mirë se shumë të tjerë dhe nuk hoqe dorë deri në dekikën e fundit. Si pakkush u përpoqe ta bëje politikën dhe besimin bashkë, duke i dhënë vlerë të parës edhe përmes shembullit tënd. Për këtë arsye, e mbështete pa kusht edhe librin “Midis CIA-s dhe besimit”.

Sot ike beftë, duke na lënë të shokuar të gjithë ne, miqtë e tu. Ike, teksa ne nuk kemi fjalë për të ngushëlluar as mikeshën tonë dhe bashkëshorten tënde, Edlira dhe as dy engjëjt e tu. Ike me pengun se nuk u takuam sot dhe as do të takohemi më fizikisht, por, na ke lënë shenjën e spikatur të mikut të fisëm, prindit shembullor, politikanit ndryshe dhe njeriut që i do fort njerëzit, qytetin dhe vendin e vet. Besimi jot në Zot dhe mirësia jote të dhëntë jetën e pasosur në udhëtimin e përjetshëm që sapo ke nisur! Shën Maria të pastë në prehër përjetësisht! Besimi dhe shembulli jot mos u harrofshin kurrë, mik i dashur!

Unë dhe Dori Gjoka jemi pranë teje me zemër dhe shpirt, e dashur Edlira Çepani në këto momente të vështira", shkruan ai.

12 Komente

  1. m
    masazhi funit

    kujdesuni per grun si ta kishit tujen

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kujtimi

      Interesant me keta verioret, te kepusin shpirtin pasi te helmojne

      Përgjigjjuni
    2. K
      Kritiku

      Mos na hapni barkun me te tilla "lajme". Me shkruajti...i shkruajta... E kujt i plasi se çfare kane shkruar ata me njeri-tjetrin? Kjo qe beni ju nuk eshte gazetari por idiotesi.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kritiku

        Mos na hapni barkun me te tilla "lajme". Me shkruajti...i shkruajta... E kujt i plasi se çfare kane shkruar ata me njeri-tjetrin? Kjo qe beni ju nuk eshte gazetari por idiotesi.

        Përgjigjjuni
        1. s
          selfo zeneli

          kritiku ke te drejte. cjane keta bythqira gazetar vari karin i tha me tha do ti thote cna tha cdo na thote radha jote eshte idiot

          Përgjigjjuni
          1. G
            Gjeli

            E kane helmuar

            Përgjigjjuni
            1. Z
              Zaza

              Po kur mundoheshin mbrembe ne tv e non grada te erla grida eni fevzo syri te mbushnin mendjen ss kishte vdekur nga zemra kishin mare dhe mjek koti. Se simulimin nga vdekja e zemres e japin dhe helmet dhe medikamentet e servirur ne kafe per 10 min.

              Përgjigjjuni
              1. D
                Durim

                Te ka shkruajtur mesazh me te heq qafe o Bert figura, se ta dinte ai qe do behej keq nuk rrinte ne kafe

                Përgjigjjuni
                1. J
                  Juliano

                  Neveri për aktrimin e disave “shokët, Miqtë” të bogdanit. Hipokrizi pa mbarim, del grida dhe bën aktrim me lotin në sy, del berisha dhe gati e bën hero siç bëri azemin e tj e tj që kur e kishin aty bogdanin, nuk e respektuan ku ai kërkojë të kandidojë për kry/bashkie. Të gjithë këta që sot bëjnë të dashurin, mikun apo ëngjëllin, nuk e votuan gertin, pranuan deshirën e berishës për një këlliç që se deshti tirana, ku geriti do kishte rezultate tjera në këndveshtrimin me kërriçat e berishës. Prandaj, mos bëni aktorin hamlet, se populli, ai, vetëm ai, jua njeh veset. Lëreni bogdanin,të prehet në kujtimet dhe njerëzit e vërtetë, dhe jo në ata që sot nën lotët e tyre, fshehin djsllin që kanë përbrënda. Na hapi zorrët e barkut grida duma, se kishte lot në sy, ooooo zot, jepu hakun gjithkujt që meriton.

                  Përgjigjjuni
                  1. X
                    Xhulio

                    Një çudi e madhe na bën të mendojmë?, nga se i erdhi ky arrest kardiak?, ka qënë gerti pacient i kardiologjisë?, ka marë më parë medikamente?, e tj e tj. Si autopsia e këtij njeriu arriti në përfundimin arrest kardiak?ku më shum nxituan për ta varrosur se sa për të gjetur shkakun. Shum për të dyshuar, ku korbat me të zeza, qajne se duhet të qajnë, por që nuk jua ndjen për te qarë.

                    Përgjigjjuni
                    1. P
                      Pal

                      Besoj se Gerti duhet te kete patur shenjtore muslimane e jo shen Marine.

                      Përgjigjjuni
                      1. U
                        Universi shpresa ime

                        Kshu ësht Kur e pi kafen te Rogneri.

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje