“Pakoja e Madhe”, Rama: Zjarrfikësit përfitojnë 20 mijë lekë

30 Dhjetor 2022, 16:15Sociale TEMA

“Pakoja e Madhe”, Rama: Zjarrfikësit përfitojnë 20

Zjarrfikësit do të përfitojnë 20 mijë lekë në kuadër të Pakos së Madhe që qeveria akordoi për 1 milionë shqiptarë.

Kryeministri Edi Rama theksoi sot se rritja e pagave me 15% këtë vit për zjarrfikësit, bashkë me 20 mijë lekë nga Pakoja e Madhe e këtij dimri të vështirë për mbarë Europën, do ta bëjnë praktikisht zero impaktin e inflacionit të luftës mbi konsumin e familjeve të tyre.

"Rritja e pagave me 15% këtë vit për zjarrfikësit, bashkë me 20 000Lekët (e reja) nga Pakoja e Madhe e këtij dimri të vështirë për mbarë Europën, do ta bëjnë praktikisht zero impaktin e inflacionit të luftës mbi konsumin e familjeve të tyre, ndërkohë që paga për ta do të vijojë të rritet më tej, si mbështetje e domosdoshme për një shërbim gjithnjë e më të kërkuar, në kushtet kur zjarret po bëhen një problem i madh për gjithë botën", shkruan Rama.

Pakoja e Madhe shkon në mbështetje të 1 milion individëve me një kosto në buxhet prej 8 miliard lekësh.

2 Komente

  1. M
    Martin

    Keto "dhurata" jane tipike diktatoriale. Shiler: “Çdo udhëheqës pushteti, sado i mirë që të jetë, do të shndërrohet në Diktator, nëse i jeper pushteti i pakufizuar.”

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bardha

      Martin ti munde te duash edhe mut por keto jane mundesit e shtetit,shko ne foltore tek baba i vicidolit se aty do kenaqesh me zenin pa qime dhe me shimpazen

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje