
Një shembje masive raportohet se ka ndodhur ditën e sotme në një aks rrugor në Librazhd.
Sipas informacioneve paraprake, shembja ka ndodhur te vendi i quajtur “Guri i Rezit”.
Nga fotot dallohet rruga e bllokuar plotësisht, si dhe shkëmbinjtë e mëdhenj që kanë rënë nga shpati i malit.
Për fat të mirë, gjatë momentit të shembjes nuk ka patur makina në qarkullim.
E njejta gje ka per te ndodhur edhe ne Vlore mbi plazhin te Kalaja. Cili institucion do marri masa?! Institucionet e mbushur me militante te paafte dhe te korruptuar?! Pse nuk ju hapni dyert njerezve te afte dhe modest te ketij kombi? Pse duhet te jesh vetem militant, qe zakonisht jane te te tille pasi jane te paafte dhe nuk mund te jetojne me nje profesion te tyre, qe te mund te punosh ne nje institucion?
Fiks fare! Frikshem ai shkembi aty!
e pabesushme ai tru i dhjer e i papergjegjshem shtetaresh .E vetmja gje qe dijn te bejn mir ne kto 33-vjet jane Vjedhja e Shqiperise qe nga Pronat e deri ke Buxhetet e Thesaret e Shtetit .Ptuuuuu funderina ju e keni pak plumin ballit
Nqs nuk do ket Pergjegjesi per gjithcka ndertohet ne ate vend ,qe paraja qe hidhet te perdoret per ate Objekt qe ndertohet qe qytetari shqiptare te jet i sigurt e jo te jetoje si ne kohet Primitive te befasuar nga Fenomene Natyrore ,bien shkembinje nga Qielli lol e jo 1/2 2 parave te ndahet neper xhepat e Maskarenjeve te marrin persiper rrugen dhe Ministrise qe ajo te ndertoje ca Vila bregut te Detit !
"...shpëtojnë për mrekulli makinat"! Titull interesant. Makinat janë prioritet i gazetarit dhe kjo është një risi, që i vjen lexuesit në mënyrën më të mrekullueshme! Oh, çfarë gëzimi dhe kënaqësie e paparë, e padëgjuar dhe e paimagjinuar! Rrofsh, o gazetar! Na ke sjellë këtë lajm dhe na ke bërë oshnukë të gjithëve, mbasi ne për makinat nuk na zë gjumi i natës, aty na rri mendja, tek makinat se mos na i vjedhin, mos na i gërvishtin, mos na i djegin dhe pastaj mbetemi pa makina... A mund të jetohet pa makina?! Larg qoftë! Pa makina nuk dilet nga dera, nuk shkon dot gjekundi, as në punë, as për "guidë", as për në shkollë, as për në restroom! Eh, në çfarë kohe kemi arritur ne pensionistët! Lloj-lloj lajmesh dëgjojmë dhe lexojmë, por për makinat, që "shpëtojnë për mrekulli" nga shëmbja e gurëve të malit, nuk kishim dëgjuar kurrë! Faleminderit, or ti! Si e ke emrin?!