
Afro 11 mijë maturantë këtë vit kanë aplikuar për të vazhduar studimet jashtë Shqipërisë. Njohësit e këtij fenomeni thonë se në lojë janë shumë arsye. Ndaj zgjidhjet për mbajtjen e të rinjëve brenda vendit, shihet tek reformat arsimore, punësimi i garantuar dhe paga
Nga rreth 30 mijë maturantë në të gjithë vendin, 10 mijë e 873 prej tyre kanë aplikuar për studime jashtë vendit. Shifrat e siguruar nga Report Tv tregon se1/3 e maturantëve kanë plotësuar formularin A1dhe kanë zgjedhur opsionin Aplikon për jashtë “Po”.
Vetë maturantët më herët janë shprehur se mundësitë e shtumta të punësimit dhe cilësia e zhvillimit dhe formimit të tyre professional në vendet perëndimore I nxisin ato drejt braktisjes së vendit të tyre, pa ditur nëse do të kthehen më.
Një nga shtysat për vendimin, sipas sociologes Entela Binjaku, janë prindërit që kërkojnë më shumë për fëmijët e tyre cilësi në mësimdhënie.
“Zgjidhjet e problemit, pedagogu I shkencave Pirro Prifti e shikon tek reformimi në sistemin e pagave dhe kontrata të menjëhershme punësimi pas studimeve. Prifti merr si shembull rastin e studentëve të mjekësisë”, tha sociologia Entela Binjaku.
“Këtë vit për maturantët që do të studiojnë në Shqipëri nuk ka më 3 raunde regjistrimi, por vetëm dy. Aplikimi në universitet bëhet në portalin U- Albania dhe aplikimet për raundin e pare ku përzgjidhen 10 programe studimit nga maturantët nisin nga 29 korriku deri në 3 gusht”, tha Pedagogu Pirro Prifti.
Po pse profesor, sa duhet te paguhet nje i sapodiplomuar, me rroge maksimale? As do ja dije ndonjehere vleren punes pastaj
Ja se po e cojm 1 EUR = 1 Lek, kshu qe u rriten rrogat.
Këtu në shqipëri nuk është më vetëm problemi i rrogave. Ja ta zëmë se u rritën rrogat, këtu ke akoma infrastrukturën copë copë. Në Tiranë të merret fryma me pallatet e reja që u bënë, rrugë të pamjaftueshme për atë fluks makinash që ka dhe një shoqëri që po vete drejt shthurjes totale. Rob të degjeneruar dhe meskinë nga të tëra anët, dhe nuk u hyn gjëmb më këmbë. Çfarë vlere ka të jetosh këtu? Të del çdo qejf nga hundët. Nëse edhe fëmijët duan të ikin jashtë shtetit, do të thotë që edhe ata e dinë në çfarë gjendje mizerabël është shqipëria(dhe do vazhdojë të jetë)
Diko, euro-lek eshte ekonomi, maturantet le te ikin, se shkojne me paret e tyre, por jo ata qe mbarojne fakultetet, jo vetem mjekesia, por te gjithe. Studiojne falas, kalojne lumin pastaj ta menderosin kalin.
Po keto leket per rritjen e pagave nga do te merren, apo do te hiqen fare pensionet per te paguar ca debila qe ne vend qe te bejne punen e tyre si duhet, vetem leke kerkojne. Ku do ti gjejne keto leke pa punuar, pa rendiment, vetem neper kafe.
Kam 10 vjet dhe kam zgjedhur te punoj me te huaj ne Shqiperi. besomeni ne profesionin qe ushtroj sot do isha nje hic qe nuk i hyja ne pune askujt nese do kisha punuar me shqipetare. Jemi shume shume mbrapa, asgje nuk permiresohet, mini-menaxhim, biznese pa vizion, mungese rritje profesionale, diference e frikshme me te profesioniste te huaj te te njejtin zanat. Reforme reforme reforme imediate ne arsim!!!!
pse cilesia e dobet dhe informacioni demode qe marrin ne universitete nuk eshte profesor? nje shkolle qe duke filluar nga klasa e pare e deri ne vit te fundit fakultet ngre ne piedestal ate qe meson me mire permendesh. Nje shkolle e cila te nxjerr pa baza te forta profesionale. Sigurisht qe studentet qe dalin nga ky sistem do paguhen pak.
O Piro, po cfrë pedagogu je(?), ti ke nje diplomë për mjekësi te përgjithëshme, nje specializim për Anestezi-reanimacion dhe nje KSHM (si anestezist)të kohës së partisë së xhaxhit.. Je thjesht një mësimdhënës tek infermjeristika ( ndoshta me kurrikulat e A. Gudhës) dhe vettitullohesh pedagog. Ja sëra jote e pedagogëve i detyron të largohen për studime jashtë shtetit. Në shërbimin shëndetësor parësor ka me qindra vënde vakante kudo në të gjitha bashkitë dhe këta studentët duan vetëm në Tiranë e specializime. Po të diplomohen dihet paga që do të kenë. Cfarë filozofirash bën ti?!.