Papa Françesku pret Arqipeshkvin Imzot Arjan Dodaj, merr si dhuratë edhe një qeleshe me flamurin kuqezi

23 Gusht 2024, 12:22Sociale TEMA

Papa Françesku pret Arqipeshkvin Imzot Arjan Dodaj, merr si dhuratë

Papa Françesku priti në një takim privat Arqipeshkvin tonë Imzot Arjan Dodaj, në përkujtimin e Shën Marisë Virgjër Mbretëreshë. Imzot Arjani i paraqiti Papës programin e takimeve MED 24, që do të mbahen në Tiranë në shtator si fryt edhe i përvjetorit të 10-të nga ardhja e Françeskut në Shqipëri.

Papa Françesku ka shprehur gëzimin e tij për këtë nisje duke premtuar afërsinë e tij dhe lutjet e tij për popullin tonë që ka vuajtur shumë për të mbajtur të ndezur llambën e fesë. Ati i Shenjt fton dhe nxit Arqidioqezën tonë të Tiranë-Durrës të ecë përpara me një hov të ri duke u angazhuar, me kurajo dhe gëzim në nisjet e reja në fushën e ungjillëzimit.

Arqipeshkvi i prezantoi Papës një bluzë dhe një etiketë duke treguar ashtu, në mënyrë konkrete dhe simbolike njëkohësisht, regjistrimin e tij për takimet mesdhetare “MED 24” në Tiranë. Në fund, ai i dërgoi bekimin e tij apostolik Arqidioqezës shqiptare.

2 Komente

  1. w
    w

    Qeleshe ,,apo qylaf labi ....

    Përgjigjjuni
    1. A
      Apokalips

      Dil o Sazan Guri dil e llap: ashtu sic Jezu Krishti ishte shqiptar edhe qeleshen qe mban Papa ne koke dhe Kar-dinalet jane shqiptare.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje