Pas 7 vitesh ndërprerjeje, diplomohet kadeti i parë shqiptar në Akademinë e West Point në SHBA (EMRI)

24 Maj 2022, 22:29Sociale TEMA
Pas 7 vitesh ndërprerjeje, diplomohet kadeti i parë shqiptar në

Pas një ndërprerje për më shumë se 7-vjeçare, është diplomuar këtë të martë kadeti i parë shqiptar në Akademinë ushtarake të  West Point, në SHBA.

Ai është Enea Hilaj, i cili do t’i shtohet armatës së gjeneratës së re të oficerëve që do të shërbejnë në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

I diplomuar për shkenca kompjuterike, pritet që njohuritë e fituara në këtë institucion prestigjioz ti zbatojë në vendin e tij.

Përvçse kënaqësisë personale dhe familjare që shoqëron një ngjarje të tillë në rrafshin individual ajo ka vlerë pasi sivjet festohet edhe 100 vjetori i marrëdhënieve midis dy vendeve tona. Vizita e kryeministrit të vendit, Edi Rama i shoqeruar nga Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, Shefi i shtabit të Përgjithshëm, gjeneral major Bajram Begaj dhe Ambasadorja Amerikane në Shqipëri, znj. Yuri Kim në West Point vitin e kaluar ka qenë një nga ngjarjet e shënuara në jetën e studentit shqiptar.

Pas ceremonisë zyrtare, sikurse e do edhe zakoni i kësaj akademie, pedagogë instruktorë, familjarë, shokë e miq të ftuar marrin pjesë në betimin ushtarak dhe vendosjen e gradave për oficerët e rinj. Emocionet në këto raste janë të papërshkrueshme ku nuk mugojnë as lotët e gëzimit.

Në lidhje me diplomimin e Hilajt ka reaguar dhe ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, i cili e vendos theksin te rinisja e diplomimeve për ushtarakët e rinj shqiptar nga Akademia e West point.

Postimi i plotë i ministrit Niko Peleshi

Pas më shumë se 7 vjet ndërprerjeje, rinisën diplomimet e ushtarakëve të rinj shqiptarë në Akademinë West Point në SHBA.

Enea Hilaj sapo përfundoi studimet në akademinë ushtarake më prestigjoze në botë, ku u diplomua për shkenca kompjuterike.

1 Komente

  1. k
    kapterr Rahmiu

    me ne fund, njerez me shkolle. Po me kryesorja eshte, a ka ndryshuar mentaliteti pasi beri mje hale shkolle ?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje