
Mbi 600 ankesa janë depozitituar pranë Inspektoriatit të Punës nga punonjës të pakënaqur me trajtimin në punë gjatë vitit që lam pas. Referuar raportit zyrtar të këtij institucionit, numri më i lartë i ankesave të depozituara rezulton nga punëmarrës që punojnë në subjektet të cilat zhvillojnë aktivitetin ekonomik në qarkun Tiranë, kjo edhe për faktin e përqëndrimit të lartë të bizneseve në këtë qark.
Dhe problematika më e madhe vihet re në ndërmarrjet prodhuese me 150 inspektime në të cilat janë konstatuar dhe 66 punemarrës informal dhe në tregti hotel bar- restorante me 132 ankesa ku janë konstatuar dhe 35 punëmarrës informal.
Por për çfarë ankohen më së shumti punonjësit në Shqipëri? Raporti citon se 32.7% e arsyes së denoncimit lidhet me cënim të marrëdhënieve të punës ku përfshihen , mospagesë për punë të kryer ne ditët e festave zyrtare, për punë të kryer në orë shtesë, dhënie page jo nëpërmjet sistemit bankar dhe moslidhje kontrate pune. 14.3% e arsyes së denoncimit lidhet me mospagesë e pagave të prapambetura. 8.9% e arsyes së denoncimit lidhet me mospagesë të kontributit të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.
Në të gjitha rastet ku është konstatuar si shkelje subjektit rast pas rasti i është kaluar për kompetenc tatimeve si organ kompetent për mbledhjen me forcë të tyre. 2.95% e arsyes së denoncimit lidhet me punësimi të paligjshëm pra punësim informal. 1.8% e arsyes së denoncimit lidhet me ndërprerje të marrëdhënieve të punës; 1.4 % e ankesave lidhet me mosnjoftim aksidenti në punë, 3.5% e arsyes së denoncimit lidhet me kushte të pasigurta pune; 3.9% e arsyes së denoncimit lidhet me mos pagesë të raporteve mjekësore të cilat janë zgjidhur dhe në rastet kur kanë qënë kompetence e ISSH është deleguar për kompetencë dhe 0.4% e arsyes së denoncimit lidhet me trajtim jo të barabartë në vendin e punës dhe diskriminim.
Po flas per shteti se e njoh mire duke punuar 22 vjet.Nuk ka meritokraci. Kush vjen nga rruga dhe 22 vjec merr Kategorie e Page me te mire nese eshte I partise. Me pagen qe merr te kap mesi I muajit, me vone vdes.Gjithnje drejtohesh nga injorante ne profesion.Ne zyra sot veshtire se gjen njerez me mbi 10 vjet ne zanat.Do maresh pjese me Liste ne miting. Do besh cfo gje qe do shefi qofte dhe jashte rregullores se inst.Ne cdo Moment pushohesh dhe te drejten ne gjykate e mer mbas 6 vjetesh minimumi...sot pa gjyqare ne administrative mbas 10 vjetesh, fyesh , ofendohesh, denigrohesh...Shefi eshte pronari I rradhes qe ka ardhur te beje lek... Rroge Meritokraci Siguri ne pune Si ne perendimin ku sot patmiresisht jetoj. O zot si nuk ika me pare?!