Për herë të parë, Shqipëria arrin kreun e listës në rajon: Ja ku jemi të parët!

29 Gusht 2024, 17:03Sociale TEMA

Për herë të parë, Shqipëria arrin kreun e listës

Shqipëria renditet e para në Ballkan për barazinë mes burrave dhe grave. Indeksi i forumit ekonomik botëror analizon 4 tregues: pjesëmarrje dhe shanse ekonomike, arritje arsimore, shëndet dhe fuqizim politik. Për barazinë gjinore Shqipëria është e parë nder vendet europiane dhe lë pas vende më të zhvilluara.

A janë të barabartë burrat dhe gratë në Shqipëri? Po janë, nuk e di pse thuhet vazhdimisht që nuk janë. Unë jam ndjerë gjithmonë shumë mirë, madje në familjen time më shumë peshë i është dhënë gruas”.

A është gruaja në pozita më të mira? Mendoj se po, sepse punon, shkollohet. Të dyja gjinitë duhet ti njohin vlerat njëra tjetrës sepse është motivim, suport.

Unë në punë jam ndjerë gjithmonë mirë, asnjëherë e paragjykuar”.

Sociologët thonë se shoqëria shqiptare është tashmë më e hapur, duke i dhënë gruas rëndësinë që dikur nuk e kishte në familje, qeverisje dhe sektorë të tjerë.

Gjejmë gra dhe burra ne pozita drejtuese dhe ne përqindje më të lartë, gruan më të përfshirë.  Gjejmë sektorë ku janë njohur si për pune burrash dhe ka gra më të përfshirë. Edhe në qeverisjen e vendit, kemi shumë gra të angazhuara dhe janë të mirë pozicionuara me burrat.”

Në përmirësimin e klimës dhe barazisë gjinore, arsimimi ka luajtur një rol të rëndësishëm.

Nëse deri në pak dekada më parë gratë në pakicë arsimoheshin. Sot kemi parë qe ne shume institucione arsimore, pjesa dërrmuese janë gjinia femërore që e frekuentojnë më shumë”.

Pavarësisht përmirësimit të situatës, disa steriotipe për burrin dhe gruan në shoqërinë shqiptare, njëjtë si në shoqëritë më të zhvilluara janë të trashëguara dhe ende te pranishme, ndonëse jo në masë si vite më parë.

Si për shembull kjo është punë për burra jo për gra, në biznes preferohet të negociohet me një burrë më lehtë se me një grua etj…

Sipas sociologes mbështetja për gratë dhe vajzat duhet të vijojë, pasi në këtë mënyrë ndërtojmë një shoqëri më të mirë dhe më të drejtë.

7 Komente

  1. a
    avni rustemi

    Mori shume vjet ne kohen e Enverit qe te hidheshin themelt e emacipimit-mos e mohoni kete. Tani femrat kane fituar ne aspeket te tjera qe ishin tabu ne ate kohe.

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vezhguesi

      Eh more Avni, s'te ndahet shpirti nga merhumi Enver. Ne letra ashtu ishte ne ate kohe qe grate ishin te barabarta me burrat, por ne realitet grave ju dilte shpirti sa ne pune dhe sa ne shtepi. Ajo qe nje shoqeri e shendetshme duhet te kuptoje eshte se grate dhe burrat kurre nuk mundet te jene te barabarte. Ate qe ben burri nuk e ben dot gruaja dhe e kunderta eshte po ashtu e vertete. Burrit i takon qe te jete ai qe duhet te punoje qe te mbaje familjen. Grave ju takon qe te bejne ate qe dine te bejne me mire, te rrisin femije te shendetshem. Sa i perket puneve ne shtepi, ato duhet te behen sipas mundesive dhe burri duhet qe te beje te gjitha ato pune qe jane te renda per nje femer, prandaj Zoti e ka bere ate me trup me te madhe dhe me muskuj. Shkurt, nje familje tradicionale eshte ajo qe duhet kerkuar ku sejcili ben ate qe i takon pasi perrallat me barazi midis gjinive nuk i beson me askush.

      Përgjigjjuni
    2. l
      labi

      Tani që Rama ka promovuar gjithë baxhellat normal që do të kishte këto rezultate Ja shikoni Belën që ia ka kaluar edhe burrave të pushtetit.

      Përgjigjjuni
      1. e
        erjola e bija e flamurit dhe teutes dashnorja e ar

        kur shofin vipet ktu te ne nuk thone ku punon apo ku ka mbaruar ,po kush e q. kte ?

        Përgjigjjuni
        1. d
          demokrataxhiu

          Varet cfare ka njeriu ne koke. Nese ne vend te trurit ka k... in,ato "mendime" do ti vijne.

          Përgjigjjuni
        2. B
          Biljana nga Cerriku

          Labi@ po ate baxhellen tende qe ke ne shtepi si e trajton more goj fekale..?

          Përgjigjjuni
        3. V
          Vaso Pasko

          SHQIPERIA RENDITET E PARA NE EUROPE PER PLEHERAT QE HIDHEN KUDO JO VETEM NE QYTETE E FSHATRA, ANEVE UDHEVE DHE RRETH NDERTESAVE POR EDHE NE TERITOR TE AEROPORTIT AFER ZYRAVE KU JEPEN MAKINA ME QERA SIDOMOS AFER ZYRES "TEREZA". ESHTE KULMI I IDIOTESIS TE DESKRIDITOHET SHTETI PARA BOTES NGA MUNGESA E KAZANEVE DHE KOSHAVE TE PLEHRAVE KESAJ I THONE DORELIR NE GRUR E DORESHTERNGUAR NE KASHTE. KEJO NUK ESHTE E PARA PER BASHKIT E QYTETEVE POR ISHALLA QOFTE E FUNDIT.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje