
U përurua sot zyra e parë digjitale e punësimit, e cila iu vjen në ndihmë personave me aftësi të kufizuara në kërkim të një vendi pune. Kjo zyrë u ndërtua nga Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive (AKPA) në bashkëpunim me Vodafone Albania, si pjesë e kontributit për zhvillimin ekonomik e social në vend dhe impenjimit që askush të mos mbetet pas.
Në ceremoninë e përurimit ishin të pranishëm ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, Drejtoresha e Përgjithshme e Vodafone Albania, Katia Stathaki, drejtori i AKPA-s, Klevis Hysa si dhe persona me aftësi të kufizuara në lëvizje, shikim e dëgjim, të cilët janë edhe përfituesit direkt të këtij investimi.
Ambientet janë transformuar, duke i bërë sa më të përshtatshme për personat me aftësi të kufizuara, falë hapësirave e sinjalistikës përkatëse. Për personat me aftësi të kufizuara në lëvizje janë vendosur në hyrje një derë automatike dhe një rampë, sipas standardeve të përcaktuara. Gjithashtu është krijuar një zonë vetshërbimi, teksa mausi ergonomik u vjen në ndihmë këtyre personave për të aksesuar lehtësisht shërbimet online.
Kompjuteri brail përdoret nga njerëzit me vështirësi në shikim për të aksesuar shërbimet publike në internet. Nëpërmjet pajisjes daisy reader dëgjohen mesazhet zanore, të cilat shpjegojnë të gjitha shërbimet dhe procedurat e Zyrës së Punës. Zona e vetshërbimit, asistuar edhe nga personeli i zyrës, do t’i ndihmojë personat që nuk flasin apo nuk dëgjojnë me takime virtuale.
“Në Vodafone Albania kemi Kontratën Sociale, e cila nuk është gjë tjetër veçse përpjekja jonë për t’i kthyer mbrapsht shoqërisë. Kjo zyrë digjitale punësimi për personat me aftësi të kufizuara është thjesht një shembull i Kontratës Sociale.
Vitet e fundit kemi investuar në shoqërinë shqiptare më shumë se 6 milionë euro, pasi besojmë se kompania jonë duhet të përparojë paralelisht me shoqërinë”, u shpreh Katia Stathaki, CEO e Vodafone Albania, e cila shtoi gjithashtu se kjo zyrë nuk është e vetmja mënyrë se si Vodafone kontribuon në Shqipëri për personat me aftësi të kufizuara.
Aktualisht në këtë kompani janë të punësuar disa persona me aftësi të kufizuara, si në rrjetin e dyqaneve, ashtu edhe në zyrat qendrore të kompanisë. Vodafone beson se secili ka vendin e vet në shoqëri e se gjithkush mund dhe duhet të kontribuojë në komunitet.
Ndërkohë, ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj u shpreh se aksesueshmëria në zyrat e punës është shumë e rëndësishme. “Kjo zyrë digjitale punësimi është e para, por nuk duhet të jetë e fundit.
Është e rëndësishme që zyra të aksesueshme të mos ndërtohen vetëm në Tiranë, por edhe në qytete të tjera, ku mundësitë janë më të vogla. Falenderoj Vodafone Albania për mbështetjen, pasi kemi një vit që flasim për këtë bashkëpunim dhe më në fund e bëmë realitet. Personat me aftësi të kufizuara janë prioritet, ndaj duhet të punojmë të gjithë së bashku për t’u ofruar shërbime më të mira, punësim e formim profesional.”
Të pranishmit panë nga afër se si funksionojnë pajisjet në zyrën digjitale të punësimit, duke u bërë kështu dëshmitarë se si teknologjia mund të transformojnë jetën e personave me aftësi të kufizuara e për rrjedhojë, të gjithë komunitetit.
me ligj duhet qe cdo bashkekombas jashte shtetit duhet te kete nenshtetesi shqiptare... keshtu dhe kosovaret futen praktikisht ne BE bashke me ne. te mos kete afate e kushte per asnje e te mos privilegjohet askush, politikan, futbollist, gazetar... pasaporten shqiptare ka te drejte ta kete kushdo qe ka gjak shqiptari, te tjeret pastaj me kritere si kudo ne bote.
Hapi i parë: punësimi i këtij debilit që shkruajti këtë artikull. Mësoni të shkruani, o malokë muti, se latë nam. Thuhet dixhitale, jo digjitale, që t'ju digjitalizoj me benzinë
Me vjen keq ta them pasi edhe une bie dakord me ty ne pikepamjen e shkrimit, por fjalori e njeh "digjitale". Pra edhe ne fushen ligjore, politikave mbeshtetese etj. duhe shkruar "digjitale". NQS ke kundershtime besoj se mund te drejtohesh tek Akademia e Shkencave, pasi sipas njohurive te mia ata po punojne per hartimin e fjalorit te ri te gjuhes shqipe. Megjithate kjo puna xh-gj eshte rregull disi i ngulitur tashme per huazimet.
Shqipja është gjuhë që siç shkruhet edhe lexohet dhe anasjelltas. Ne e kemi thënë tërë jetën dixhitale, tani dalin malokët që historikisht nuk kanë ditur të shkruajnë dhe na shesin mend tani. Dhe e dëgjon kur e shqiptojnë sa fallco që ngjan. Pra, përfundimisht, shqiptimi ngelet "dixhital", duan a s'duan malokët dhe "akademia e shkencave"( që, ja e pashë surretërit, dhe ata malokë janë)