Presidentja e Kosovës për ndarjen nga jeta të gazetarit Artur Zheji: La një boshllëk të madh në jetën intelektuale

24 Gusht 2025, 13:08Sociale TEMA

Presidentja e Kosovës për ndarjen nga jeta të gazetarit Artur

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dërguar një telegram ngushëllimi për familjen e gazetarit dhe analistit të njohur, Artur Zheji, i cili u nda papritur nga jeta më 23 gusht 2025.

Në mesazhin e saj, Presidentja thekson se Zheji la pas një boshllëk të madh në jetën publike, mediatike dhe intelektuale të vendit, duke e cilësuar atë si një zë të guximshëm, një mendimtar të lirë dhe një penë të shquar të gazetarisë shqiptare.

Ajo përmend gjithashtu kontributin e Zhejit në dokumentimin dhe shkruarjen për dhimbjet dhe shkatërrimet e shkaktuara nga regjimi gjenocidal i Serbisë në Kosovë, duke nënvizuar rëndësinë e trashëgimisë së tij mediatike dhe intelektuale.

Presidentja i shprehu ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe komunitetit medial, duke u shprehur se kujtimi për jetën dhe veprën e Artur Zhejit do të mbetet i përjetshëm.

Presidentja e Kosovës për ndarjen nga jeta të gazetarit Artur

4 Komente

  1. A
    Americano

    Sa bosh eshte nga formimi katranja presidente-edhe nje nxenes i klases se peste fillore nuk shprehet kaq dobet c’dmth jete intelektuale moj presidente-ai ishte erudit, gazetar analist erudit njerezor bir eruditi-jete intelektuale bejne te gjithe moj e uruar qe te kam ndjekur edhe here te tjera si ne hartimet e fillores flet…. -

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vrojtues

      Aq eshte niveli mendor ne Kosove

      Përgjigjjuni
    2. A
      Afrikani Udhetues

      Ja dhe njishja e fshatit shprehu ca opinione si e folura e nje nxenesi filloreje

      Përgjigjjuni
      1. I
        Igor

        Akoma si kemi kuptuar permasat e humbjes me vdekjen e Zhejit. Ne javet dhe muajt ne vazhdim do ta kuptojme.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje