Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Blendi Sulaj zhvilloi sot një takim me strukturat e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në kryeqytet. Në fokus të takimit ishte prezantimi i raportit vjetor mbi punën e kryer nga kjo strukturë, sa i përket aksionit për lirimin e hapësirave publike në qytetin e Tiranës dhe kthimin e këtyre hapësirave në ambiente rekreative, për t’i shërbyer nevojave të komunitetit.
“Gjatë gjithë kësaj kohe është bërë lirimi i hapësirave publike në Tiranë, të cilat në ditët dhe kohët në vijim do të prezantohet që këto hapësira publike që përmes punës suaj u liruan, do rikthehen në lulishte apo në vende të cilat janë ideuar nga arkitektët më të mirë sot për sot në Evropë dhe këto do të kthehen në vende rekreative për qytetarët e Tiranës. Puna që u bë për lirimin e këtyre hapësirave publike do i japë më shumë ajër, frymëmarrje të gjithë kryeqytetit tonë” – tha Sulaj
Nënkryetari Sulaj theksoi vendosmërinë për të vijuar dhe çuar më tej punën e deritanishme, duke theksuar po ashtu faktin se strukturat e IMT do të jenë mirëkuptues edhe ndaj bizneseve që operojnë pranë këtyre platformave, me qëllim krijimin e një klime të qetë bashkëjetese me komunitetin e zonës.
“Ne do çojmë përpara lirimin e çdo hapësire publike që është zënë dhe që mund të ketë mbetur. Do ta vazhdojmë së bashku lirimin e çdo hapësire publike. Ne jemi çdo ditë në terren; Inspektoriati është çdo ditë në terren, për të mos lënë edhe platformën e fundit që zë një hapësirë publike nëpër lagje, nëpër rrugë, nëpër rrugica apo edhe në zona të tjera. Është bërë një punë e jashtëzakonshme, sepse nuk është thjesht largim i një platforme por është edhe një marrëdhënie. Kemi pasur shumë kujdes që të jemi edhe të mirëkuptueshëm ndaj biznesit, në kushte e një bashkëjetese me të gjithë komunitetin që është aty afër.” – përfundoi nënkryetari i Bashkisë.
Po hiqni konstruktet metalike dhe po.i zevendesoni me cadra dhe karige ne trotuaret tona 1.5 m.te gjera, dhe kalimtaret presin radhen per te kaluar. O mashtruesa te padegjuar, keshtu do shkoni ne Europe pa uje , pa drita , mes plehrave , ilaceve dhe ushqime te skaduara?? As ne Bangladesh nuk eshte ketu , mos shikoni Tiranen. dilni fshatrave te thella dhe beni foto me gropat septike tek fiku qe thote koreshi.