Porto Romano vs Porti i Pireut

13 Mars 2026, 15:50Sociale TEMA
Porto Romano vs Porti i Pireut

Nga Eduard Zaloshnja

Probabiliteti që Porto Romano të konkurojë Portin e Pireut pas 10 vjetësh është pothuaj zero. Por pas 100 vjetësh gjasat i ka jo të vogla. Dhe kur ndërtohen porte të rinj, mendohet për 100 vjet, e jo vetëm për 10 vjet…

Porto Romano si alternativë ndaj portit aktual të Durrësit

Porti aktual i Durrësit është i mjaftueshëm për situatën aktuale – plotëson nevojat e importeve portuale të Shqipërisë dhe të Kosovës. Por ama nuk ka perspektivë thellimi dhe zgjerimi për 100 vitet e ardhshme. Bregu ranor i Gjirit të Durrësit nuk lejon thellim domethënës të portit, ndërsa zgjerimi i tij do të sillte një shkatërrim të perspektivës urbanistike-turistike-arkeologjike të gjithë zonës pranë detit. Përvoja shekullore e porteve mesdhetare na tregon se portet e vjetra janë kthyer në porte jahtesh, ndërsa portet moderne tregëtare (që sot kërkojnë thellësi dhe gjerësi) janë ndërtuar diku më tutje.

Me fillimin e ndërtimit të Korridorit 8, lind vetiu nevoja e ndërtimit të një porti të madh tregëtar pranë Durrësit. Dhe Porto Romano është një kandidat perfekt – në 100 vjetët e ardhshme mund të thellohet dhe zgjerohet me faza, deri sa të arrijë Portin e Pireut.

Porto Romano si konkurent afatgjatë i Portit të Pireut

Porti i Pireut është porti më i madh në Greqi dhe një ndër më të mëdhatë në Europë. Kompania që administron aktualisht këtë port zotërohet 74% nga kompania shtetërore kineze COSCO (e cila synoi të merrte kontrollin e porteve kyçe të Kanalit të Panamasë, por u zmbraps nga ndërhyrja e fuqishme e Administratës Trump).

Në Portin e Pireut, COSCO sjell shumicën dërrmuese të kontejnerëve aziatikë të destinuar për Ballkanin dhe Europën Qendrore. Dhe përmes Korridorit 10, kontejnerët transportohen me tren dhe kamionë në linjën Pire-Shkup-Beograd- Budapapest- Bratislavë-Vjenë-Pragë-Krakov, e përtej.

Me ndërtimin e Korridorit 8 dhe të Porto Romanos (mundësisht edhe të Triportit të Vlorës), dhe me arritjen e kapacitetit të tyre maksimal pas 100 vjetësh, kostoja e mbërritjes së mallrave deri në Shkup përgjysmohet, krahasuar me koston e transportit Pire-Shkup. Dhe kështu ne mund të konkurojmë Pireun për transportin e mallrave aziatike drejt Beogradit, Budapapestit, Bratislavës, Vjenës, Pragës, Krakovit, e përtej…

 

6 Komente

  1. K
    Klimax

    Për 100 vjet fluturon edhe një patë e pjekur, por më duket se para se porti i Durrësit të kapi kapacitetet e Pireut (mbas 100 vjetësh) duhet të konkurrojë gjithashtu portin e Selanikut, i dyti për nga madhësia në Greqi, dhe që mbulon më shpejtë dhe me kosto më të ulët transportin drej Shkupit, Beogradit dhe në vazhdim. Mbas 100 vitesh porti i Durrësit nuk do të mund të konkurrojë dhe të arrijë në nivelet e porteve të Patrës, Iraklios, Volos, Igumenicës, Kavalës apo Aleksandrupolit e jo të flasim përralla për të gënjyer veten se do konkurrojë portin e Pireut!!!!!

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fshatari

      Ska asnje shans konkurimi. Edhe sikur te behet aq i madh sa i Pireut, Jugu i Shqiperise eshte pronesi ekonomike e Greqise ( ate qe nuk e ariten dot me lufte, e ariten ekonomikisht). Mendoni mallra qe do te vijne ne Porto Romano me destinacion jugun e Shqiperise. Shembja e rrugeve dhe urave e ndau fizikisht Shqiperine e jugut nga Shqiperia. Ska asnje shans. Sa per veriun ka porte te tjera me te mira per te sjell mallra ne Shqiperi. Projekti ishte/eshte nje projekt Kinez per te mare ne Shqiperi ( me korupsion) pjese te ekonomise Shqiptare. Keshtu ka ndodhur ne vendet Afrikane dhe disa vende Evropiane. Financojne nje investim, shteti ska te paguaj, Kina mer ne pronesi ate financim ( edhe sikur te jete jo efektiv) Rruga e mendafshte Kineze nuk eshte per efectivitet per vendet ku invesothen, eshte rruge per Kinen te shtrij hegjemonine e saj ne bote. Mbase edhe ne kete rast Zoti ( rastesia) e shpetojen Shqiperine nga e folura kinesce.

      Përgjigjjuni
      1. D
        DmJ

        Kshu ka thone edhe Vangjush Dako per ato breket e varme qe i thone me emrin Veliera.Mas 100 vjetesh do fillojne te vleresohen.Po ik mer pirdhu ti edhe ata qe te paguajne ty per treplleqet qe nxjerr nga goja.Po pse mer palle te tjeret pushim do bejne 100 vjet qe tja kalojme ne??

        Përgjigjjuni
        1. n
          naimi

          me demek lum kush te rronje ta shohe zonje

          Përgjigjjuni
          1. a
            arben

            Është një shkrim brilant që na pëlqen apo jo është i vërtetë. Bota moderne që ne po shikojmë sot themelet i ka hedhur para qindra vitesh kur ne për fatin tonë të keq ishim nën robërimin turk.Të tjerat janë llogje kavaje.

            Përgjigjjuni
            1. T
              Truth

              Ti qenke nje idiot. Shkrim Brilant thote. Do besh 400m kalate. Nga 2400qe ke aktualisht. As portet e lumenjve nuk konkurron dot. Ky gazetari nje bythlepires i paguar kurse ti me siguri je patronazhist. Ca kombi felliqur qe paskemi qene. Se kuptojme qe po luhet me interesa kombetare.

              Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje