Në prag të ditës së verës, Dita Jonë i kushtoi vëmendje të veçantë sofrës elbasanase që bëri bashkë traditën, kulinarinë dhe folklorin. Gazetarja Adelina Onuzi intervistoi disa nga artistët dhe politikanët e pranishëm. Një prej tyre ishte dhe deputetja socialiste Sara Mile e cila tha se i ka përgatitur ballokumet që në datën një mars dhe do t’i çojë ato në kuvend.
“Unë jam nga ato që në shtëpinë tonë i bëjmë që në datën 1 mars. Ballokumet i quajmë ne. Sepse duke qenë se kemi shumë për të shpërndarë, kemi shumë miq e shokë të cilët duan traditën e Elbasanit. Do ta çojmë bashkë me të gjithë grupin e deputetëve të Elbasanit. Kemi përgatitur diçka shumë të bukur për të gjithë. Me shumë mundësi mund ta shikoni në postimet që ata do të bëjnë, kështu që është e përbashkët”, tha ajo.
Ajo thotë se recetën e ka mësuar nga gjyshja e saj dhe teksa tregon recetën thotë se ende nuk mund ta bëjë vajzën e saj pjesë të procesit.
“Ballokumja është shumë e rëndësishme që masat t’i ketë shumë perfekte edhe ne e dimë se sa mistrecë janë fëmijët në kuzhinë. Kështu që për mos të dalë ndonjë gurabie që nuk ngjan me Ballakumen, nuk kam rrezikuar akoma”, tha ajo.
Keta sikur jane drogaxhinj krejt!!!! Hajde nisme hajde!!! Mjere ky vend e popull qe pret ndonje gje te mire nga keta! Gjithe parlamenti duket sikur jane marre gjithe klientet e nje lokali droge ne bllok dhe rrasur ne parlamemt!
Uauuuu, pasi te jesh ngop...ur ti ? po dergoja me mire ature t burgosurve qe te votuan.
hajde parlament hajdeeeeeeeeeeeeeee bravo goc integroje ballakumen
Cfare nisme tani gati për europe
Moj kukull, po pse nuk ua çoni fëmijëve të jetimoreve. Ata do të kënaqeshin më shumë se deputetët e do t'u falenderon me shpirt.