Prioritet absolut rritja e pagave të mësuesve, Manastirliu takim me strukturat e MAS

18 Shtator 2023, 14:34Sociale TEMA

Prioritet absolut rritja e pagave të mësuesve, Manastirliu takim me

Manastirliu takim me strukturat e MAS: Fokusi tek arsimi profesional dhe profilizimi e ndërkombëtarizimi i universiteteve Tur i gjerë konsultimesh me mësues, nxënës dhe prindër në shkollat e vendit. Mbështetje për zbulimin e talenteve dhe të gjitha disiplinat sportive. 18 Shtator, Tiranë- Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, parashtroi prioritetet strategjike për të rritur cilësinë në arsim dhe mbështetjen për sportin, gjatë një takimi të zhvilluar sot me stafin e strukturave të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Ministrja Manastirliu u ndal tek promovimi i arsimit profesional dhe profilizimi dhe ndërkombëtarizimi i universiteteve, si një nga objektivat kryesore për t’iu përgjigjur ekonomisë dhe zhvillimeve të kohës.

“Do të përqëndrohemi tek arsimi profesional, si lidhja më efektive me tregun e punës, duke i’u përgjigjur zhvillimit ekonomik. Një tjetër drejtim i punës së përbashkët do të jetë objektivi për profilizimin e universiteteve, bazuar në zhvillimin rajonal dhe ekonomik, ridizenjimi i kurrikulës universitare, në përputhje me kërkesat e tregut të sektorit publik dhe privat”,- tha Ministrja e Arsimit dhe Sportit, teksa e vuri theksin tek bashkëpunimi me universitetet prestigjioze ndërkombëtare, si dhe hapja e degëve të tyre në bashkëpunim me universitetet tona. Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, foli për mbështetjen nëpërmjet rritjes së pagave dhe edukimin në vazhdim për të gjithë mësuesit.

“Do të rrisim rolin dhe figurën e mësuesit dhe do t’i mbështesim me edukimin në vazhdim dhe rritjen e pagave. Rritja e pagave do të jetë një prioritet absolut”, - u shpreh Manastirliu. Gjatë takimit me stafin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Ministrja Manastirliu theksoi se do të standardizohet infrastruktura didaktike në rrjetin shkollor në çdo cep të vendit, për t’iu përgjigjur kohës dhe teknologjisë.

Gjatë prezantimit të prioriteteve, Ministrja Manastirliu u ndal tek zgjerimi i platformave interaktive përmes digjitalizimi dhe inovaconit apo edhe inteligjencës artificiale. Në fokus të veçantë Ministrja Manastirliu vendosi tek mbështetja për sportin, për çdo disiplinë, si dhe promovimi i kampionateve sportive në shkolla. Ministrja e Arsimit dhe Sportit lajmëroi nisjen e një turi të gjerë konsultimesh me mësues, nxënës dhe prindër në shkollat e vendit, si një platformë lëvizëse dialogu, për të përfshirë në bashkëbisedime të hapura trinomin prindër-mësues-nxënës, në funksion të përmirësimit të sistemit arsimor në vend.

4 Komente

  1. N
    Nëna

    Lërini prioritetet absolute po shikoni që të marrin dhe mësuesit kredi me kushte lehtësuese, se është turp marrin mjekët që e ruaj popullin e ja bëjnë xhepat bosh dhe nuk marrin në konsideratë mësuesit. Mësuesit janë të parët që duhen stimuluar, sepse mësuesit përgatisin brezin e ri me dashurinë për vendin, që të kuptojnë që nuk është zgjidhja duke u larguar nga vendi por duke punuar këtu për të mirën e tyre të prindërve të tyre dhe të vendit.

    1. K
      Koli

      Zonje, per cilet mesues flet? Nga ata qe kane pasur femijet e mi, mund te them me plot bindje qe kane qene kokrrat e debileve, te vendosur ne ate post prej parave ose militantizmit. Mos flasim per pedagoget qe zhvasin studentet ne universitet. Keshtu qe kur te dalin breza te pergatitur mesuesish/esh le te kene dhe shume lehtesira te tjera.

    2. J
      Jimny

      Zj.Ministre, Merrni persiper vetem nje gje: zgjidhni nje grup keshilltaresh me moshe me te madhe se e juaja, dhe me pervoje reale ne arsim. Pastaj objektivat dhe masat vijne vete…

      1. ?
        ????????????????????????

        NUK LA GJE PA VJEDHUR NEPER SPITALE . TANI KA FILLU KE SHKOLLAT DUKE VJEDHUR ..A E SHKRETA SHQIPERI SA E PASUR PASKE KEN. KE 100 VJET QE TE VJEDHIN POSHTERSIT

        Lini një Përgjigje