
Disa statistika të tmerrshme kanë dalë nga disa studime të fundit. Gratë kanë 73 për qind më shumë gjasa sesa burrat që të lëndohen rëndë në një aksident ballor me makinë, dhe thuajse 2 herë më shumë gjasa për t’u bllokuar në rrënojat e një aksidenti automobilistik, dhe 17 për qind më shumë gjasa për të vdekur në një aksident automobilistik.
Por çfarë e shkakton këtë rrezik më të lartë?
Janë një sërë faktorësh, dhe kryesisht përgjegjësia bie mbi projektuesit e automjeteve që nuk marrin parasysh dallimet midis fizikut mashkullor dhe atij femëror. Për shembull, një studim në Suedi zbuloi se gratë janë më të prirura për t’u lënduar në qafë, sepse sediljet e makinave nuk i lënë shumë vend trupave më të lehtë.
“Në përgjithësi femrat janë më të lehta në peshën trupore sesa meshkujt. Ndaj ato katapultohen më shpejt përpara dhe i nënshtrohen një lëvizjeje përshpejtuese më të madhe në rastin e një aksidenti. Po ashtu një grua lidhet më fort pas rripit të sigurimit”- thotë Ana Karlson nga Universiteti i Teknologjisë Chalmers.
“Sediljet duhet të jenë më pak të ngurta, dhe më të zhdërvjellta. Kur një makinë goditet nga pas, pjesa e pasme e sediljes vepron si një trampolinë duke na katapultuar përpara. Unë do të doja të shihja mbështetëse të sediljeve që janë më të mira në amortizimin e tronditjes”- shton ajo.
Siç e thekson edhe Karolin Kriado Perez, autore e librit “Gratë e padukshme: Ekspozimi i paragjykimeve gjinore me të cilat përballen çdo ditë gratë” e vitit 2019, gratë priren të ulen më afër pedaleve sesa burrat, ato janë në përgjithësi më të shkurtra, ndërsa kanë vështirësi në arritjen e pedaleve për të përdorur si duhet makinën.
Ky lloj drejtimi konsiderohet të jetë “jashtë pozicionit” dhe jo pozicioni i rekomanduar nga prodhuesi. Qëndrimi ulur në këtë pozicion, edhe pse kërkohet për të drejtuar makinën, e vë shoferin përballë një rreziku më të madh për t’u lënduar. Një pjesë e problemit është mënyra se si testohen makinat.
Përpara testeve të përplasjes, dikur në teste përdoreshin kufoma të vërteta njerëzore. Dhe ashtu si klasifikimi i lëndimeve të mëparshme nga ato të pësuara në teste, kishte një problem demografik: shumica e kufomave të përdorura ishin meshkuj të moshuar.
Kur nisi përdorimi i manekinëve, ishte koha e duhur për ta korrigjuar atë, dhe ndoshta për të vendosur disa forma të tjera trupore. Fatkeqësisht testimet vazhduan të bazoheshin te modelet mashkullore, dhe pastaj prej tyre nxirrej një deduksion.
Sot kryhen edhe teste enkas për fëmijët, por manekinët që përdoren si përfaqësues të trupave të femrave janë modele meshkujsh me përmasa të vogla, afërsisht me madhësinë e një vajze 12-vjeçare, me gjatësi 149 centimetra.
Studiuesit rekomandojnë zhvillimin e modeleve femërore të testimit të përplasjeve dhe përdorimin e tyre si një standard gjatë testimit, në mënyrë që makinat të jenë më të sigurta për gratë. Modelet e grave shtatzëna gjatë një përplasjeje janë përdorur në të kaluarën, por duhet të përfshihen edhe në testet e sigurisë për të përmirësuar sigurinë.
Testet që simulojnë gratë shtatzëna, tregojnë se sistemet e kufizimit me tri pika janë më të sigurta për nënën dhe fetusin gjatë një përplasjeje. Po ashtu, po bëhen përpjekje për të riparuar pabarazinë që vihet re në këtë aspekt. Kohët e fundit u projektua nga studiues suedezë një model i tillë i testimit.
Ekipi shpreson që ai të mund të përdoret për të mësuar rreth lëndimeve të ndryshme - si për shembull një legen i thyer- që ndodhin në mënyrë disproporcionale te femrat e përfshira në aksidente automobilistike.
“Nuk mund të kesh të njëjtën pajisje për të testuar një burrë dhe një grua. Ne nuk do të reduktojmë dot lëndimet që po shohim sot në rast se nuk vendosim sensorë për t’i matur ato”- tha për "BBC" Kristofer O’Konnor, drejtuesi i prodhuesit më të madh të testeve të përplasjes.
“Duke i matur ato lëndime, ne mund të prodhojmë makina më të sigurta me një ‘airbag’ më të sigurt, me rripa sigurie më të sigurt, me ndarje më të sigurta për pasagjerët që lejojnë trupa të madhësive të ndryshme”-theksoi ai./ Përshtatur nga CNA.al
Eshte per te qeshur kur shikon kaq shume gabime ne shtjellimin e fakteve ne kete artikull qe bien ndesh me ligjet e fizikes. P.sh., kur autori thote se: "Në përgjithësi femrat janë më të lehta në peshën trupore sesa meshkujt, ndaj ato katapultohen më shpejt përpara dhe i nënshtrohen një lëvizjeje përshpejtuese më të madhe në rastin e një aksidenti. ". Fizika na meson se Energjia kinetike eshte e barabarte me masen here shpejtesine ne katror. (Ek=mV2) Nderkohe kur shpejtesia eshte njesoj per meshkujt dhe femrat, pasi ajo varet nga shpejtesia e makines, masa trupore eshte me e vogel per femrat, pra "levizja pershpejtuese" sic e quan autori, qe ne ne shkence e quajme "inercia" dhe rrjedhimisht edhe Energjia Kinetike jane me te vogla. Nje tjeter gafe e artikullshkruesit qe eshte ne kundershtim te plote me shkencen e fizikes eshte kur thote: "Kur një makinë goditet nga pas, pjesa e pasme e sediljes vepron si një trampolinë duke na katapultuar përpara". Kur nje makine goditet nga mbrapa, d.m.th. se ajo po ecen me nje shpejtesi me te madhe se sa makina para saj. Ne kete rast, sejdilja e makines qe goditet shkon mbrapa dhe jo perpara sic thuhet ketu. EShte njesoj si ne rastin kur shoferi shkeputet me shume shpejtesi dhe pasagjeret ndjejne qe trupi i ngjeshet pas sejdiljes se makines. Kete ndjesi e kane provuar te tera to qe kane qene ne situata te tilla, sidomos me makinat sportive. Ajo qe keta palo "shkencetare" kerkojne te vertetojne, duke shtremberuar ligjet universale te fizikes, eshte se grate, si te "barabarta" me burrat nuk na qenkan fajtore per aksidentet qe shkaktojne, por qenkan inxhinjeret qe projektokan automjetet, qe na i bekan ato per meshkujt. Keta harrojne se ka gra qe jane me trupa me te medhenj se disa burra, por edhe ato ne shume raste, nuk jane te mira se sa koleget e tyre te se njejtes gjini. E verteta eshte se grate ne pergjithesi kane nivel me te ulet ne performancen e tyre kur ngasin makinat ne krahasim me meshkujt, pasi keta te fundit kane me teper sens te orientimit dhe vetembrojtjes ne situata te nderlikuara ne krahasim me femrat. Kjo vjen nga fakti qe ne lashtesi, meshkujt kane qene ata qe jane marre me gjueti, luftera per mbrojtjen e grave dhe femijeve apo me perpjekjet per te siguruar ushqimin e perditshem per grate, femijet apo te vjetrit, duke zhvilluar disa veti te vetembrojtjes dhe mire-orientimit ne situata te nderlikuara, qe ne i ka bere ato te jene "multi tasks". Grate, nga ana tjeter kane qene historikisht ato qe jane kujdesur per femijet dhe familjen ne pergjithesi, prandaj nuk kane pasur nevoja qe te zhvillojne keto lloj aftesish per mbijetese. Nuk eshte rastesi se inxhinjere femra te afta ka shume pak, ne krahasim me meshkujt, edhe ne ditet tona, kur propogandat feministe gjithmone nxisin femrat qe te studjojne shkencat inxhinjerike. Ne mese 40 vjet eksperience ne kete fushe, ne vende te ndryshme te botes, ku kam udhetuar per pune ne projekte te shumta teknike, nuk kam ndeshur ndonje femer qe te jete vertet nje inxhinjere e nivelit shume te larte, qe ben dallim me koleget e tjere te gjinise mashkullore. Shkurt, grate zoti i ka krijuar per tu kujdesur per shtepine, ndersa burrat per te siguruar ushqimin dhe mbrojtjen. Ky ka qene dhe eshte akoma nje realitet, qe levizjet feministe kerkojne qe ta mohojne duke dale edhe kunder shkencave ekzakte sic jane fizika e matematika dhe artikuj te tille jane per ti mbushur mendjen injoranteve per teorite e tyre anti shkencore. Grate jane pjese shume e rendesishme e shoqerise njerezore dhe kontributi i tyre ka qene dhe do mbetet thelbesoj ne ekzistencen e njeriut, gjithmone duke mbetur ne kufinjte e kapaciteteve te tyre, per te cilat i krijoi natyra. Ato nuk jane dhe nuk mundet te jene te njejta me meshkujt per vete vetite e tyre fizike. Te gjitha teorite e tjera jane gomarlleqe qe kerkojne qe te justifikojne degradimin e shoqerise se sotme njerezore ne shtetet e perparuara teknollogjikisht.