
Pas tre orëve protestë të opozitës, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” i është rikthyer normalitetit dhe lëvizjes së lirshme të qytetarëve.
Ndërmarrjet e Bashkisë së Tiranës, nisën menjëherë punën për pastrimin e rrugëve dhe të lulishteve. Kryebashkiaku Erion Veliaj ka falenderuar kolegët për rehabilitimin e hapësirave publike në kohë rekord. “Faleminderit skuadrës fantastike të pastrimit dhe riparimeve të Qytetit të Tiranës, për rekuperimin në kohë rekord të hapësirave publike, pas "revolucionit" të radhës! ♻️
Çdo gjë xixë, për një fundjavë të bukur të familjeve të Tiranës, të majta e të djathta, në 103-Vjetorin Kryeqytet”, shkruan Veliaj.
Kush paguan per pastrimet dhe riparimet? Sipas ligjit duhet te paguajne ata qe e demtuan. Ne Rustin konkret - organizatoret.