
Policia e Tiranës ka publikuar planin e masave të hartuara në lidhje me protestën e ditës së nesërme që opozita pritet të mbajë në bulevardin “Dëshmorët e kombit” në Tiranë.
Në deklaratën e policisë bëhet me dije se duke filluar nga ora 06:00 e ditës së shtunë 11 janar nuk do të lejohet parkimi i makinave në rrugët e mëposhtme:
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.
Gjithashtu, në këto rrugë, do të bllokohet qarkullimi i automjeteve, nga ora 10:00 e datës 11.02.2023 deri në përfundim të tubimit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia “kërkon mirëkuptimin e qytetarëve që të shmangin lëvizjen me automjete, në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative, për të mos penguar lëvizjen e lirë të pjesëmarrësve në tubim.
kujdes me shkerdhimin qi do i bani saliut mos ju ngel me barre se mutaj s'bo femij