Tragjedia në Turqi, Xhaçka nënshkruan librin e ngushëllimeve: Zemrat dhe mendjet tona janë me popullin turk

9 Shkurt 2023, 16:14Sociale TEMA

Tragjedia në Turqi, Xhaçka nënshkruan librin e

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka zhvilluar një vizitë në ambasadën turke në Shqipëri, ku ka nënshkruar librin e ngushëllimeve për tragjedinë e ndodhur në Turqi.

Ministrja Xhaçka theksoi se Shqipëria ka ofruar asistencën e saj që në momentet e para dhe do të vazhdojë ndihmën e saj ndaj Turqisë edhe në të ardhmen.

“Ne e kemi ende të freskët në kujtimet tona tërmetin që goditi Shqipërinë dy vjet më parë dhe kujtojmë gjithashtu me mirënjohjen më të thellë ndihmën e ofruar nga populli dhe qeveria e Turqisë. Zemrat dhe mendjet tona janë me popullin dhe qeverinë e Turqisë”, u shpreh ajo.

Mijëra persona kanë humbur jetën si pasojë e tërmetit prej 7.8 ballëve që preku Turqinë para pak ditëve. Fatmirësisht, deri më tani nuk raportohen viktima me nënshtetësi shqiptare.

Ambasada dhe Konsullata e Republikës së Shqipërisë në Turqi janë në kontakt të vijueshëm me autoritetet turke ndërkohë që janë ndihmuar familjet për t’u lidhur me të afërmit e tyre në Shqipëri e Turqi, si dhe për lehtësimin e transportit të tyre nga zonat e tragjedisë.

Prej 3 ditësh një skuadër prej 80 efektivë të FA, mjekë dhe ekspertë të kërkim - shpëtimit kanë mbërritur në Turqi ku janë angazhuar në operacionin humanitar krah autoriteteve turke.

3 Komente

  1. S
    Shume mire ka shruajtur .

    Dhe cfar perben Lajm ktu ?

    Përgjigjjuni
    1. b
      byrazeri laraman

      Nuk e di kjo bibe´´humanitare´´,qe termeti,ka bere njesoj deme,ne mos me te medha, dhe tek populli i stervuajtur sirian,qe jane dhe ne kufi me Babe Rexhepin e xhaxhkes.

      Përgjigjjuni
      1. !
        !

        byrazeri malagas , nuk rri dot ma honger mut !

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje