Shtrenjtimi i lajmëruar i bulmetit, nis monitorimi për abuzim nga kompanitë e qumështit

8 Shkurt 2023, 17:59Sociale TEMA

Shtrenjtimi i lajmëruar i bulmetit, nis monitorimi për abuzim nga

Kompanitë e përpunimit të qumështit kanë lajmëruar një rritje të re të çmimeve të bulmetit me 37% duke nisur nga java e ardhshme. Por ky njoftim ka nxitur reagimin e Autoritetit të Konkurrencës.

Institucioni që ka për detyrë të ndalojë abuzimet me tregun, ka njoftuar se po monitoron në terren çmimet me pakicë të këtyre produkteve.

Konkurrenca ka deklaruar se do të shqyrtojë mbi të gjitha nëse kjo rritje vjen si marrëveshje e ndaluar midis kompanive, për të rritur çmimet në mënyrë fiktive. 

Autoriteti ka paralajmëruar kompanitë e qumështit, se nëse vërtetohet caktimi arbitrar i çmimeve, këto biznese rrezikojnë të gjobiten deri në 10% të xhiros së vitit të shkuar.

Ne 2022-shin një lajmërim të tillë bënë edhe kompanitë e miellit, që u gjobitën më pas në Dhjetor me 91 mijë euro.

3 Komente

  1. .
    ...populli qe vuan !

    Jeni kujtuar shume vone per kontrolle e gjoba ndaj abuzuasve dhe perpunusve te bylmetit , e sidomos atyre qe djathin 50 perqind eshte niseshte etj marifete te qumeshtit dhe te tjera behen me hile, por edhe keto kontrolle me gjasme te drejtuesve te atoritetit konkurences , si institucione te ketij shteti rrumpalle, njesoj si ne kohen e Sali mashtruesit nuk bejne asgje vetem llafe per te kaluar situata parazgjedhore .... pastaj populli e vuan !

    1. L
      Lani

      O çmimet janë rritur. Ku doni t’i çoni akoma?

      1. M
        Muli Noka

        Me meri blini qumeshtin Serb se te ketyre plerave qe as qumesht nuk eshte por e shesin edhe me shtrenjte se qumeshti Italian. Biznesi ne shqiperi duhet bojkotuar se eshte biznes krimi derisa te falimentojne kriminelet.

        Lini një Përgjigje