Firmoset marrëveshja: Shqiptarët, pa viza drejt Kinës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe

8 Shkurt 2023, 14:11Sociale TEMA

Firmoset marrëveshja: Shqiptarët, pa viza drejt Kinës dhe

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka bërë me dije këtë të mërkurë se Shqipëria ka lidhur marrëveshje me Kinën dhe Emiratet e Bashkuara Arabe që qytetarët të udhëtojnë atje pa viza.

“Në mbledhjen e qeverisë kemi kaluar dy marrëveshje të rëndësishme të cilat shtojnë akoma më tej numrin e vendeve ku shtetasit shqiptarë mund të udhëtojnë pa viza.

Më posaçërisht kemi lidhur marrëveshje me qeverinë e Republikës Popullore të Kinës dhe me qeverinë e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Të dyja këto marrëveshje do të krijojnë lehtësi të shtuar për qytetarët shqiptarë që dëshirojnë të udhëtojnë drejt këtyre vendeve”, u shpreh Xhaçka.

Ministrja shtoi se po punohet për të fuqizuar më shumë pasaportën shqiptare.  

“Po punojmë me shumë seriozitet për ta fuqizuar sa më shumë pasaportën shqiptare. Për ta zgjeruar sa më shumë hapësirën ku qytetarët shqiptarë mund të lëvizin pa viza. Është një proces që kërkon kohë dhe kujdes por që ka filluar të japë rezultate konkrete”.

6 Komente

  1. j
    jes

    ne kine gjithmone pa viza kemi qene ne, enveri ishte burre nuk ishte zagar si ju

    1. R
      Raimond vlonjati

      Shume mire . Kina eshte vend mik, edhe atej njerezit te shkojne edhe per biznes por edhe per shkollim te te rinjve ne shkencat e teknologjise moderne

      1. I
        Ira

        Ramon, mavri. Ti shkenctar?! Dhe modern?! Kopil i kinezeve te uzines se llampave.

      2. s
        sabrima_ehhhh

        Sa bukur shitet lajmi. Ajo eshte reciproke o shkerdhate. O kare, po mund ti merrje kinezeve pare me oke per nje vize. Ata jane 1,5 miliarde, ne 3 milione. Kush ka me shume mundesi te udhetoje drejt vendit tjeter?

        1. P
          Posta

          Kjo e soji i saj jane matane te qënit budallenj. Jane tradhtare dhe kundra vendit. Kinezet e arabet jane 2 miliard, shqiptaret jane 4 milion.

        2. E
          Eni

          Mire o mire por mos na ve viza Europa...emirateve ja hoqe se do te vijne investitoret per pasaporte ...

          Lini një Përgjigje