Detyrat e pabëra të “26 nëntorit”: Ligji për ndërtimet dhe harta sizmike, ende të viteve ‘80

7 Shkurt 2023, 21:40Sociale TEMA

Detyrat e pabëra të “26 nëntorit”: Ligji për

Për tërmetet dhe pasojat e tyre flasim vetëm kur ndodhin tragjedi. Ngjarja e Turqisë dhe e Sirisë  na ktheu tre vite më parë kur Shqipëria u godit rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit. 

Por çfarë ka ndryshuar sot në ligjin për ndërtimet dhe hartën sizmike? Për fat të keq ende asgjë thonë ekspertët. Kuadri ligjor i ndërtimeve dhe harta sizmike në fuqi janë  të viteve 79-80.

Rikard Luka, profesor në fakultetin e Inxhinierisë së ndërtimit tregon se sot pjesa më e madhe e ndërtuesve zbatojnë standardet  e Bashkimit Europian qe njihen ndryshe si “eurokodet”.

Por për sa kohë ato nuk janë të detyrueshme më ligj, nuk mund të kërkohet zbatimi i tyre nga çdo ndërtues. Ndërkohë, pas tërmetit të 26 nëntorit ende nuk ka një analizë apo vlerësim për godinat mbi 50-vjeçare në territorin e vendit.

Sipas ligjit dhe  hartës sizmike në fuqi, ndërtimet në Shqipëri, veçanërisht në bregdet, zona më e prekur nga tërmetet, mund të përballojë goditje 8-9 ballë. Por tërmeti i 26 nëntorit tregoi se jo vetëm objektet  e vjetra por edhe ndërtimet e reja u dëmtuan për shkak  të mos respektimit të kushteve teknike.

3 Komente

  1. S
    Sunitet nuk bejne shtet, lloji i kafshes.....

    Ne nje tundje 6 rihter do te shkoi muti ne gju...... Mut ato ndertimet e burgaxhinjeve ne kohen e Laver sumqirit ,pa ciment,hekur e tulla te djegura apo balte,por me mut keto 10 apo 15 katshet e bixnecmeneve turkoshak ne ditet e sotme...... Me thot nje mik qe une kam pire kofe disa here ne shtepine tende ndersa ti nuk ke ardhur asnje here te pish ke shtepia ime.....kjo me irriton. Iu pergjigja: nuk mund te ngjitem ne katin e 10 me kembe......pasi nuk punon ashensori!

    1. z
      zot fali !

      Pyeteni Sali Rrumpallen pse mbeten vetem ato harta te vitit 80 ??????!!!! Sepse shkaterroj gjthcka shkencore qe Shqiperia kishte ( sepse Shkenca ishte Komuniste ). eh popull sa ju kane ........genjyer !!!!!!!!

      1. A
        Arturi

        PO PERSE IKEN SHQIPTARET ME NOT NGA PARAJSA E SHKENCES SE TYRE KU DHE NE MATEMATIKE MESONIMSHKENCETARIN ENVER TE NENES PARTI.

        Lini një Përgjigje