Inxhinieri: Ndërtimet e reja në Shqipëri, të sigurta. Studim risku për ndërtimet e viteve 85-95′

8 Shkurt 2023, 09:15Sociale TEMA

Inxhinieri: Ndërtimet e reja në Shqipëri, të sigurta. Studim

Tërmeti në Turqi ka rikthyer edhe njëherë në vëmendje sigurinë e ndërtesave në vendin tonë.

Inxhinieri Arben Meçe garanton se ndërtimet e bëra pas viteve 2000 janë të sigurta pasi janë projektuar për të përballuar tërmete deri në 9 ballë.

“Që në momentin kur ne ndërtojmë normat tona të projektimin janë të tilla që parashikojnë tërmete te niveleve të larta. Sipas rajonalizimit sizmik i kemi 8 dhe 9, jemi diku më lartë se sa ç’është tërmeti që ka rënë në Turqi në projekt,” – tha ai.

Ndërsa thotë se ndërtimet e reja janë të sigurta, ai ngre alarmin për disa tipologji, që konsiderohen të rrezikshme.

“Nga viti 85 deri në vitin 95 ka shumë ndërtesa të bëra në kundërshtim me kushtet e zbatimin,, këto ndërtime qëndrojnë në këmbë por nuk përballojnë dot tërmetin. 

Ndërtimet me tulla silikate janë të rrezikshme,, ndërtimet që janë bërë pa një projekt dhe konstruksionin e betonit, këto tipologji vendosin përpara Shqipërisë detyrimin që gjithë struktura të kalojë në analizë për riskun e tërmetit,” – u shpreh Meçe.

Paralel me infrastrukturën, eksperti rekomandon që shteti të fokusohet më shumë në edukimin e popullatës, për reagimin gjatë dhe pas tërmetit, për të pasur sa më pak dëme njerëzore.

Lini një Përgjigje