Tërmeti në Shqipëri, sizmiologu: Nuk ka lidhje me atë të Turqisë, lëkundje të tilla janë të zakonshme

9 Shkurt 2023, 12:44Sociale TEMA

Tërmeti në Shqipëri, sizmiologu: Nuk ka lidhje me atë

Një tërmet me magnitudë 3.9 i shkallës Rihter u regjistrua mesditën e sotme në vendin tonë, me epiqendër 10 km nga Librazhdi. Lëkundjet u ndjenë në Tiranë, Elbasan dhe Korçë.

Sizmiologu Rrapo Ormeni qetësoi qytetarët duke thënë se tërmeti i ndjerë sot në vendin tonë, nuk ka lidhje me tërmetin në Turqi.

Ai tha në një prononcim për mediet se lëkundje me magnitudë deri në 4 ballë janë të zakonshme dhe se nuk ka vend për panik.

“Ky tërmet nuk ka lidhje me tërmetin e rënë në Turqi. Lëkundje me magnitudë deri në 4 ballë janë të zakonshme.”, tha Ormeni.

3 Komente

  1. C
    Ceni

    Qe deri 4 balle nuk perben rrezik e dime. Po kjo se perjashton mundesine e nje termeti me magnitud me te larte. Sizmiologet kete nuk e dine.

    1. s
      shijak

      termeti le te bjere dhe te vrase kur dhe ke te doje...ata qe ngelen gjalle, te varrosin te vraret dhe te kurojne te plagosurit...kaq ka njeriu ne dore...

    2. B
      Bumbum

      Kta bëjn si experta me publikun që gënjehet kollaj. As japonia nuk e përcakton dot se kur do dridhet toka por vetëm hamendësojn në baz të akumulimit të energjis së pa çliruar përgjat nji periudhe dhe vetëm presin. Tërmeti i turqis pa diskutim që ka luajtur rol në lëkundjet e some. Shyqyr spaska qen i fort dhe njikohsisht ndihmoi në çlirimin e energjisë së grumbulluar . Itali shqipri greqi turqi. Jemi në linj sizmologjike deri në kret. Dalin në tv për të shuar frikën .

      Lini një Përgjigje