Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në spitalin Infektiv në Tiranë, ku disa persona goditën me grushte një mjeke dhe dëmtuan dyert dhe dritaret e këtij institucioni.
Policia arrestoi shtetasit Igli Spahija, 41 vjeç dhe Bledar Bali, 54 vjeç dhe procedoi penalisht shtetasit: K. S., 50 vjeç, E. Xh., 47 vjeç dhe A. M., 55 vjeç.
Burime bëjnë me dije se të pesë personat kanë hyrë me dhunë duke shkatërruar dyer e karrige dhe dhunuar më pas stafin mjekësore. Mësohet se njëri prej të arrestuarve (Igli Spahija), i cili në bashkëpunim me Bledar Balin kanë shkaktuar incidentin që u mbyll duke dhunuar mjeken e Infektivit në gjendje të rënduar psikologjike pasi mësoi se vëllai i tij ishte ndarë nga jeta në duart e mjekëve.
Igli Spahija dhe vëllai i tij me iniciale K. S. (50 vjeç) kanë pasur vëllain tjetër të shtruar në repartin e Infektivit, pasi ka qenë i infektuar me virusin COVID-19. Sipas sqarimit të spitalit i ndjeri ka pasur dhe sëmundje të tjera bashkëshoqëruese, ndërsa mbrëmjen e djeshme ka pësuar atak kardiak duke ndërruar jetë.
Burime bëjnë me dije se në momentin kur mjekja u ka komunikuar familjarëve vdekjen e tij, vëllezërit dhe shtetasit e tjerë të arrestuar dhe proceduar në gjendje të lirë kanë hyrë në ambientet e spitalit duke u konfliktuar fillimisht me rojen e Policisë Private të Infektivit dhe më pas me stafin mjekësor, duke goditur edhe doktoreshën që ka mbetur e lënduar.
Mësohet se shtetasit që konfliktuan mjekët dhe infermierët ndodheshin nën efektin e alkoolit. Ndërkohë, ata gjithashtu kanë hedhur akuzua të forta në drejtim të mjekësve, duke thënë se ata nuk kanë përdorur mjekimet e duhura për viktimën.
Lidhur me këtë ngjarje ka ardhur një reagim edhe nga Ministria e Shëndetësisë, e cila thekson se dhuna është e patolerueshme pavarësisht dhimbjes së familjarëve për një jetë të humbur.
MSH i bën thirrje organeve të drejtësisë për të zbardhur ngjajren, duke nënvizuar se mjekët dhe infermierët kanë qenë në krye të detyrës, duke reanimuar një pacient në gjendje të rëndë, teksa janë goditur dhe dhunuar nga familjarët e pacientit.
“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dënon ashpër dhunën e ushtruar ndaj ekipit të mjekëve dhe infermierëve në Spitalin Infektiv, të cilët kanë qenë në krye të detyrës, duke reanimuar një pacient në gjendje të rëndë, teksa janë goditur dhe dhunuar nga familjarët e pacientit. MSHMS e konsideron të patolerueshëm çdo akt dhune ndaj personelit shëndetësor dhe inkurajon organet e drejtësisë të çojnë deri në fund zbardhjen e kësaj ngjarjeje, duke çuar para drejtësisë autorin/autorët që kanë ushtruar dhunë ndaj mjekëve dhe infermierëve në detyrë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale siguron qytetarët se shërbimi mjekësor është garantuar dhe do të vijojë të garantohet për çdo qytetar nga personeli shëndetësor i kualifikuar. MSHMS mbështet stafin mjekësor që shërben çdo ditë me përkushtim e profesionalizëm për pacientët dhe dekurajon çdokënd që nxit gjuhën e urrejtjes ndaj mjekëve dhe infermierëve”, thuhet ne reagimin e MSH.
Gjona normale ne nje bourdhelo islamikesh, vari kkkkkkk pune arabesh...... allah uakbar. Keshtu do te vazhdohet edhe per shume shekuj,kush beson te kunderten thjesht ka nevoj per psikiatro......
Komunikimi i stafit mjeksor eshte kriminal. Ata i flasin pacienteve dhe familjareve te tyre ne menyre poshteruese. Epo si i thote populli... goja gam e kurrizi bam.
Mire ua bejne se ata policat private jane te mbaruar marrin tenderat shefat e tyre dhe ata bejne te fortin me pacientet e shkrete
Ama spitali ka dale i bukur nga jashte. Vdekje nga ataku ne zemer ne spitalin infektiv...
Ka Mjeke te mire nder keto ka dhe muter qe vertete bejne gjithe ate shkollim dhe harojme qe ky Profession kerkon shume Humanizem tek Njerezit .. Gjithsesi njeri kote fare pa asnje Arsyhe. ! do kene pare keta te afermit e te ndjerit qe nuk i kane sherbyher tamam me Humanizem. ! Gjaku nuk behet Uje ,, normal e kane humbur durimi dhe kontrolin...
Ka Mjeke te mire nder keto ka dhe muter qe vertete bejne gjithe ate shkollim dhe harojme qe ky Profession kerkon shume Humanizem tek Njerezit .. Gjithsesi njeri kote fare pa asnje Arsyhe. ! do kene pare keta te afermit e te ndjerit qe nuk i kane sherbyher tamam me Humanizem. ! Gjaku nuk behet Uje ,, normal e kane humbur durimi dhe kontrolin...
Ka Mjeke te mire nder keto ka dhe muter qe vertete bejne gjithe ate shkollim dhe harojme qe ky Profession kerkon shume Humanizem tek Njerezit .. Gjithsesi njeri kote fare pa asnje Arsyhe. ! do kene pare keta te afermit e te ndjerit qe nuk i kane sherbyher tamam me Humanizem. ! Gjaku nuk behet Uje ,, normal e kane humbur durimi dhe kontrolin...
Vellai i vdekur keta trimat te pire tape,nuk besoj qe i kane rrahur nga inati pse i ka vdekur vellai. Zakonisht pija behet per qef,me kete llogjike deri sa kane pire per qef edhe rrahjen e kane bere nga qefi qe i vdiq vellai,keta dhe nga ligji duhen trajtuar si kafshe me fytyre njeriu.
Hyne kafshet ne spital dhe u hyn ne dru gjithe c'ishin brenda. Sepse kafsha qe vetem hurin njeh, nuk e njeh fjalen, biseden apo logjiken. Dhe kafshet qe jane jashte mbrojne me komente kafshet qe perdoren hurin.