Linda Mëniku: Këngët prirje të madhe drejt gegërishtes, por i humbin kuptimin. Gjuha shqipe, sot në kulmin e vet

11 Shkurt 2023, 09:27Sociale TEMA

Linda Mëniku: Këngët prirje të madhe drejt gegërishtes,

Pedagogia e gjuhës shqipe Linda Mëniku thotë se tekstet e këngëve të sotme bëhen që të mbahen mend me një përsëritje të së njëjtës fjali pa pasur ndonjë brendi të madhe.

Në emisionin “Arnautistan” të Mustafa Nanos, Mëniku deklaroi se dikur këngët shqiptare bazoheshin te poezitë dhe të përzgjedhura, tek Kadareja dhe Agolli.

Ndërsa për muzikën e sotme, tha se që një njeri ta kuptoj atë fjalë duhet të kuptoj anglishten apo gegërishten, duke nënvizuar se është bërë prirje e madhe që të pëlqehet gegërishtja.

"Por kur gegërishtja shkruhet nga dikush që nuk është gegë, humb kuptimin. Te një këngë e Elvana Gjatës “metana”, duhet me të tana, zhduken element të gjuhës shqiptare.

Ndërsa festivali i Sanremos në Itali vazhdon respektin e traditës. Vazhdojnë të nxjerrin këngë himne, edhe me figura elitare.

Gianni Morandi vazhdoi të këndonte, mbrëmë ishte Georgia që këndoi pas kaq vitesh, vazhdojnë këngëtarët e traditës.

I kanë tekstet e bukura dhe që sjellin qëndrim për situatën në vend, siç bënte Çelentano dikur", tha ajo.

Mëniku tha se gjuha shqipe sot është në një moment fatlum, ku pas shumë shekuj të mbetur në izolim ndaj botës, jemi në një situatë ku brezat para nesh do e kishin ëndërr, ku gjuha shqipe është gjuhë zyrtare në Shqipëri, Kosovë, përdoret në Maqedoni si gjuhë e dytë, përdoret dhe në Mal të Zi.

"Për mua Kosova ka qenë heroinë dhe profesorët heronj për ruajtjen e shqipes atje ku nuk pati shkolla. E kuptoni çfarë mbijetese ka gjuha shqipe në Kosovë apo Maqedoni?

Sot kemi një situatë gjuhësore ku gjuhët e huaja janë në plan të parë dhe të rinjtë flasin më mirë anglisht se shqip.

Ka shumë këngë të muzikës së lehtë dhe romantike që kanë tekste të bukrua dhe i preferojnë dhe në botë, zhargoni përdoret për këngë të muzikës rep.

Dhe në Itali ka grupe të caktuara që përdorin zhargon të caktuar. Problemi i parë është pse përdorin gjuhët e huaja, pse ndihen më mirë kur këndojnë në gjuhë të huaj?

I dëgjoj fëmijët të komunikojnë anglisht kur mbarojnë mësimin, dhe për mua kjo vjen pasi ajo që i mëson kultura shqipe, arti shqiptar, është shumë më e gjerë ajo që u jep anglishtja.

Është e pamundur të ndalim ndikimin e anglishtes, ajo që mund të bëjnë institucionet është që të punohet fuqimisht që qytetarët shqiptarë të kenë një qasje ndaj gjuhës", tha Mëniku.

Sipas saj, duhet të ketë një faqe interneti që nëse dikush dëshiron të dijë se si janë emrat e gjithë qyteteve dhe fshatrave të Shqipërisë të jenë diku, se si janë emrat e institucioneve apo tabelat e rrugëve.

Mëniku këmbëngul se duhet ndërhyrë aty ku është e përditshmja dhe se duhet të jenë gjëra publike ku njeriu që e ka me dyshim si ta shkruajë, ta gjejë kollaj:

"Duhet të thjeshtohet informacioni, t;i vijë qytetarit në ndihmë. Dashuria për gjuhën është dashuri për identitetin shqiptar.

Pjesa më e madhe e shqiptarëve sot mendon emigrimin, kanë tendencë për të studiuar gjermanisht, anglisht, për vendet ku duan të punojnë. Gjuha mbetet tek familja, në çështjet individuale.

Duhet të punohet për pasurimin e shqipes, edhe përmes mekanizmave që janë por duke përdorur persona të kualifikuar.

Duhen krijuar lista të reja për fjalët, nëse hyjnë dhe mbeten në përdorim në rregull, nëse nuk hyjnë, s’ka qenë fjala e duhur. Pasurimi bëhet me institucione të caktuara.

Shoh si shqetësim se sa jemi investuar ne në gjetjen e dokumentacionit të ri. Gjërat nuk bëhen në mënyrë individuale në kohën e sotme".

3 Komente

  1. e
    edmond( koder rreshen)

    Zonj e nderume.ke thene nje drejt,por ne Shqiptaret krijojm monopol ,ne Politik,Art,Kultur dhe nuk ja leshojm rrugen te duhurit ! Nuk esht nje lloj per veshin e nje Gegu,vargjet e Fishtes,apo Pashk Vases ,te recitohen nga Tiransi Reshat Arbana,dhe Durrsaku Mirush Kabashi, me ato te recituara nga Mirditori Agim Doci . Me intervisten tende,me kujtove vitet e monizmit jeten konviktore,ku dominonin ne shumic Vlonjatet,dhe kishin si shprehje , te qivja kurven apo udhen ! Ishin disa djem nga Kuksi te cilet kerkonin te njehsoheshin me "gangot" e Vlores,dhe kishin konvertuar shprehjen e tyre,por sic duket dialekti geg,nuk jua rrotullonte gjuhen sic duhet per tu pershtatur ne Toskerisht ,dhe shrehja e Vlonjateve ne gojen e Kuksianeve dilte komike : t´qiva kuven qiva .

    Përgjigjjuni
    1. B
      Boll mar llapaqen se na cat By...n me Gegrishten

      ngaqe jeni te paafte te beni dicka qe con perpara zhvillimin e vendit ne cdo fushe derdellisni budalliqe ,si me jetu ala sot ne te kaluaren .Njerez idiot e sharlatane .

      Përgjigjjuni
      1. t
        thjesht për muhabet

        Këtë fëmër "shumë të bukur" e pati ftuar njëherë tjetër Mustafai dhe e pyeti se me siguri që mbiemri i saj ishte shkurtim i "Domenik". Ajo iu përgjigj gjytyrimit (atij i mjafton të ndjekë postimet në Facebook të të ftuarve - sa i cekët! - jo të hapë ndonjë libër) duke i thënë se jo, nuk kishte atë prejardhje, por nuk i tha se nga e kishte prejardhjen. Në parantezë: shih Fjalorin e Shqipes për kuptimin e fjalës "mënik"... Kjo fëmër ankohet (por pak, s'e ka shumë problem) për përdorimin çapraz të shqipes, përdorimin e ekzagjeruar të fjalëve të huaja, përdorimin jo si duhet të gegërishtes etj. etj. Por të gjithë mësuesit e këtyre rrepistëve a kalojnë nga auditoret e kësaj? Pse s'e shkrin kjo talentin e saj të atdhedashurisë duke qenë shumë strikte me notën? Pse kjo dhe kolegët e saj që kanë lidhje drejtpërdrejt me mësimdhënien e standardit të shqipes nuk bëjnë peticione, nuk dërgojnë nota proteste, nuk pozicionohen publikisht dhe nuk marrin masa e nisma për ndërhyrje urgjente të shtetit për shpëtimin e shqipes së sotme të brishtë e fatkeqësisht të pambrojtur? Sepse thjesht i mjafton rroga e majmur, postimet në llumin e Facebook-ut dhe ndonjë grant nga Ambasada Amerikane... ...Para disa vitesh shqiptarët që jetojnë në Greqi patën një problem të madh: kur ktheheshin në Greqi nga Shqipëria, policia kufitare greke nuk u njihte fëmijëve të tyre të lindur në Greqi pasaportat shqiptare sepse emërtimet (toponimet) që vinte gjendja civile shqiptare nuk njiheshin nga pala greke. Ky problem vazhdoi për vite. Po pse s'u ngrit kjo "e bukura" Linda, apo ndonjë kodosh tjetër gjuhëtari nga Instituti i Gjuhësisë për ta zgjidhur këtë ngërç dhe problem me kosto të madhe për mijëra emigrantë? Sepse s'i mori kush më parë në telefon që t'u thoshte: "Zgjidheni këtë problem dhe do të merrni kaq $$$$$$$." ...Në një fshat të Shkodrës kapën para do vitesh të gjithë burrat e fshatit duke kultivuar "kërp industrial"! Por policia u tha se ajo që po kultivonin ishte hashash! Më duket se ky skeç shkodran vazhdon në gjykatë edhe sot e kësaj dite. Si s'doli një gjuhëtar t'u thoshte atyre fshatarëve katundarë që bëhet fjalë për të njëjtën bimë, pavarësisht emërtimit: shkencor (latinisht), popullor apo zhargon?! Këtë Lindën e kam pasur pedagoge. Kuptohet, pas kaq vitesh s'mbaj mend asgjë se çka thënë; por mbaj mend nja dy episode. 1) Ishin dy studente që kishin kopjuar. Kjo u thotë: "Unë e di që njëra nga ju ka kopjuar tek tjetra. Por s'e di se cila te kush... Mirë, s'po ju vë 4 por po ju vë ...9! 2) Për orën e provimit me këtë kisha blerë një fletore me pak fletë, nga ato që ishin njëprovimëshe. Hyn kjo në klasë dhe thotë se provimin s'do ta bënim me fletore por me me fleta A4 që do të na jepte ajo ose sekretarja. Siç duket nuk e kisha futur fletoren në çantë në kohën që do të kishte dashur ajo, ndaj nga katedra/tribuna thotë: "Se mos kopjon njeri gjatë provimit..." dhe i mban sytë tek unë. Pastaj e qetë ngrihet, vjen tek unë dhe hap fletoren për të kontrolluar në mos kisha fshehur kopje... Pastaj na shpërndanë A4-t. ...Duhet të ketë qenë shumë ironik personi që kësaj i vuri emrin spanjoll "Linda".

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje