“Në shenjë lutjeje për viktimat e tërmetit në Turqi,” e hëna ditë zie kombëtare në Shqipëri

10 Shkurt 2023, 19:40Sociale TEMA

“Në shenjë lutjeje për viktimat e tërmetit në

E hëna do të jetë ditë zie kombëtare në Shqipëri, në nder të mijëra jetëve që u shuan pas dy tërmeteve shkatërrimtare në Turqi dhe Siri.

Kryeministri Edi Rama shprehet se 13 shkurti do të jetë ditë zie edhe në shenjë solidariteti me Turqinë që iu gjend pranë Shqipërisë pas tërmetit të 26 nëntorit.

"Flamujt të hënën do të ulen në gjysmështizë ndërsa kushdo mund të ndezë edhe qirinj.

Qeveria Shqiptare ka vendosur që e hëna, 13 shkurt, do të jetë DITË ZIE KOMBËTARE në shenjë dhimbjeje e lutjeje për viktimat e tragjedisë së madhe të tërmetit në kufirin turko-sirian, si edhe në shenjë solidariteti me Turqinë mike, e cila na u gjend pranë kur një fatkeqësi e ngjashme goditi Shqipërinë pak kohë më pare. 

Ulja e flamurit kombëtar në gjysmë shtize dhe ndezja e një qiriri nga çdonjëri sipas dëshirës e mundësisë, do të jenë shenjat kuptimplota të një të hëne të shenjuar prej dhimbjes njerëzore e solidaritetit popullor që i kapërcejnë kufijtë tanë", shkruan Rama.

5 Komente

  1. D
    DIte zie per byrazert nga Arnautistani

    Alllah allah, Ed Rahman, Alllah....

    Përgjigjjuni
    1. R
      Rilindje= Poshtersi

      Vilajeti raja Arnautistan dhe shteti privat i bijve te kmereve te kuq tregon nje perulesi te peshtire .Dakord duhet te solidarizohedh,te dergosh ndihma dhe ekipe te specializuara shpetimi gjera qe jane njerezore ,logjike dhe konkrete madje shume te vlefshme per ato njerez qe i ra fatkeqesia e madhe,POR kjo zi eshte patetike,rrenuese,turperuese dhe pa dinjitet cfare kuptimi ka te mbajme zi dhe te qajme per dynjane??Turp kombetar

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vito mashtruesi, shoku i Orneles se Varuzhanit

        Kryeminister Idiot

        Përgjigjjuni
        1. P
          Plehraaaaaaaaa arabe....

          O Zot cfare tjeter do te na shohen site..... Albanistan is Turkey!!!

          Përgjigjjuni
          1. M
            Mirënjohje

            Turqia ndihmoi Shqipërinë pas tërmetit.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje