Qeveria miraton 1067 vende vakante për vitin 2026, ja degët më të kërkuara

21 Janar 2026, 22:35Sociale TEMA
Qeveria miraton 1067 vende vakante për vitin 2026, ja degët më

Këshilli i Ministrave ka miratuar Planin Vjetor të Pranimit në Administratën Shtetërore për vitin 2026, duke i hapur rrugë punësimit dhe lëvizjeve në karrierë për mbi një mijë persona.

Sipas vendimit të propozuar nga Ministri i Shtetit për Administratën Publike, numri total i vendeve vakante të planifikuara për t’u plotësuar gjatë vitit 2026 është 1,067.

Pjesa kryesore e vendeve të lira i takon nivelit ekzekutiv (specialistëve), çka përbën mundësinë kryesore për të rinjtë ose profesionistët që duan të hyjnë për herë të parë në administratë.

Kategoria Ekzekutive (Specialistë): 752 vende

Kategoria e Ulët Drejtuese (Përgjegjës Sektori): 205 vende

Kategoria e Mesme Drejtuese (Drejtorë Drejtorie): 99 vende

Niveli i Lartë Drejtues (TND – Sekretarë të Përgjithshëm/Drejtorë të Përgjithshëm): 11 vende

Vendimi specifikon fushat e diplomimit që do të kenë prioritet për këto punësime. Përveç juristëve dhe ekonomistëve që mbeten baza e administratës, vihet re një kërkesë e gjerë për inxhinierë, mjekë dhe ekspertë të IT-së.

Fushat kryesore përfshijnë shkenca juridike dhe ekonomike (përfshirë auditin); inxhinieri, arkitekturë dhe shkenca ekzakte (IT, matematikë, fizikë); shkenca mjekësore, veterinari, agronomi; shkenca sociale, mësuesi, histori-filologji dhe arte të bukura.

Qytetarët e interesuar duhet të kenë parasysh se jo të gjitha vendet dalin menjëherë në konkurs të hapur. Ligji për Nëpunësin Civil parashikon një filtër paraprak. Fillimisht, për të gjitha kategoritë, vendet u ofrohen nëpunësve aktualë që duan të ndërrojnë institucion (transferim).

Vendet që mbeten bosh në kategorinë ekzekutive (752 vende) dalin në konkurs të hapur për publikun (pranim në shërbim civil). Vendet në kategoritë drejtuese (ulët/mesme) plotësohen kryesisht përmes ngritjes në detyrë (promovimit) të punonjësve ekzistues.

Departamenti i Administratës Publike (DAP) është ngarkuar me zbatimin e këtij vendimi, ndërsa fondet për pagat e punonjësve të rinj janë garantuar në Buxhetin e vitit 2026.

2 Komente

  1. N
    Nuk ka drejtesi ne perzgjedhje

    Ju I keni caktuar pa dale ne horizont vendet e preferuara ? Nuk ngelet per popullin e thjeshte ? I keni perzgjedhur pastaj del ne gazete , konkurset jane per fakirat sado te afte apo te pregatitur te jene , praktike e njohur ? Ndryshe nuk do te kishte shume idiot ne administrat apo dembele qe pertojne te levizin pale te japin xhevap hallexhiut kur ju vete ne zyre ?????

    Përgjigjjuni
    1. X
      Xhelal Hoxha Inxhinier i Pasurimit Mineraleve

      Kam marre pjese ne testim per inspektor dola i funit ne testim me shkrim,dhe nuk mu vu kurre ne dispozicion pergjigja e testimit,dola i funit simas dap-it,kur kam eksperiencen maksimale dhe gjithashtu pervojen ne pune,por nuk ke shans kualifikimi pa qenē anetar partie,bahet fjale per RISHMIN,me drejor komunist Rrapush Tolen,dhe gjithashtu Dapin,ju pershendes Xhelal Hoxha

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje