
Rakia, pija alkoolike tradicionale e shqiptarëve, rezulton të jetë jashtë standardeve për konsum, dhe e dëmshme për shëndetit e konsumatorëve.
I pari studim publikuar në revistën mjekësore “Helyon” ka marrë në analizë 30 mostra rakie dhe ka nxjerrë në pah se përkundrejt raportimeve nga prodhuesit, ajo ka përqindje të lartë etanoli, plumbi dhe bakri.
Sipas të dhënave të studimit, 63.3% e mostrave të rakisë kishin përqendrim të etanolit mbi 40% të vëllimit të saj.
Prania e metaleve të rënda, të njohura për dëme në organizëm ishte një tjetër gjetje.
Studiuesit vënë në dukje se nga 24 metale të matura, alumini, bakri, hekuri, mangani, plumbi dhe zinku ishin të pranishëm në mostrat e rakisë.
Bakri dhe plumbi rezultuan të jenë shqetësimet më të mëdha që paraqesin një rrezik potencial për shëndetin publik.
Në 33% të mostrave u konstatua plumb mbi vlerat kufi dhe në 90% të tyre kishte bakër mbi këto vlera.
Ekspertët ngrenë si shqetësim dëmet që shkakton konsumi i rakisë, duke marrë në konsideratë që ajo zë 33.3% të alkoolit që merret për person në vendin tonë.
Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se miliona jetë humbasin si pasojë e konsumimit të dëmshëm të alkoolit.
Fuck you .kjo eshte propogande e paguar kundra rakise.
Lodhe pak trurin se me cfare zihet rakia dhe a leshojne mikrogrimca ato metale ku zihet!? Shqetesimi im me i madh eshte uji dhe ushqimet qe jane me mizerje se rakia.
Waauuu, ....Rakia e Rrushit përmbaka 40% Etanoooool! Nuk do ishte më mir të përmbante 40% Metanol??!! Ore shejtanër, po raki është mo, etanol do përmbaj-Alkol etilik ore... Për atë bakrin dhe plumbin, kur ngrini problemin, duhet që shifrat që rezultojnë nga testi, të krahasohen referencat e lejuara, jo të shtini në ajër.... Se mos po na e bëni si me qumështin------I bëni reklam të keqe qumështit të vendit, se ka përmbajte të lartë bakteriale, dhebo burra tek qumështi Serb... Po ashtu me Rakinë o burra filloni të pini wisky, Uzo, rakia serbe....se kjo jona paska shum etalon...!!@
Sakt
Rakia na doli shume e deshme per shendetin ndersa vaksinat e covit pa asnje lloje prove jane shume te mira. Dhe rekimandimi I ngrenieve te insekteve ne vend te mishit eshte I shendetshem. Keto jene cmendurite e shekullit qe kazani hone I propogandon me te madhe, nderko qe gjithecka organike eshte e po deshme me sasi te kontrolluar.
Pijedashës, si ta dallojmë rakinë e mirë?
Shkrim me porosi i nje gazetari amator ne kete drejtim. Mund te thoshte se permanent mbi normen kaq ... % metanol, ose kaq... % alkole te renda. Gjithashtu nese nisej nga qellimi I mire, te rekomandonte qe per minimizimin e metanolit 100 gr. te para te hiqen vecan ( mund te perdoren per llampen e alkoolit ) ndersa per alkoolet e renda te vecohej radiation qe merrej nen 18° dhe te rizihej ne kazanin tjeter. Per ,metalet thjesht te filtrohej me pare.
Nje idiotesi e gjysme. Nuk po na thone ndonje gje te re. Pijet e distiluara si rakia, uiski, gin apo vodka kane perqindje etanoli 40%-50% ndryshe nga pije qe vijne nga fermentimi si vera qe ka diku 10-12% etanol. Etanoli eshte cfare i ben keto pije ALKOOLIKe, ndryshe do ishin leng frutash. Permbajtja e aluminit, plumbit dhe bakrit nuk eshte cudi po te konsiderosh procesin e distilimit, enet qe perdoren jane kryesisht prej alumini ose bakri. Revista mjekesore Helyon nuk eshte reviste e mirefillte mjekesore, por duket me shume si mercenare qe botojne studime te atyre qe i paguajne. Studimet shkencore kane emrin e studiuesit, metodologjine qe eshte perdorur, duhet te kalojne neper peer review qe domethene studiues te tjere duhet te analizojne gjetjet etj. si keto. Me nje fjale, shume zhurme per asgje. Po te doni pini, po te mos doni, mos pini.
POOO SHUME DREJTE KJO QE THONI PER RAKINE.KETA PIJETARET PRANDAJ ÇMENDEN SE PINE LLOJ LLOJ DHE JA PASTAJ E VUAJNE HALLEXHINJTE