
Gazetari Mentor Kikia ka rrëfyer një ngjarje personale për të vlerësuar sistemin e shërbimeve online e-Albania duke shkruar se ‘Shqipëria ka kapërcyer një epokë’.
Në një shënim në Facebook ai shkruan se teksa udhëtonte drejt Malit të Zi, kishte harruar të printonte e merrte me vete certifikatën e vajzës së vogël.
Kikia shkruan se situate u zgjidh menjëherë me shkarkimin e dokumentit në fjalë nga e-Albania, të cilin më pas ia kishte treguar policit kufitar duke vijuar udhëtimin drejt vendit fqinj.
Ai shton më tej se janë mbi 1200 shërbime elektronike që ofrohen përmes platformës duke lehtësuar jashtë mase jetën e qytetarëve.
“Kemi kapërcyer një epokë…Ndërsa do të kaloja kufirin për në Mal të Zi, kisha harruar të merrja, apo më saktë të printoja, një certifikatë që tregonte atësinë e vajzës time së vogël…E shkarkova nga e-albania, në telefon dhe ia tregova policit në pikën kufitare. Kaq…
Ishte një nga ato raste kur shijova vërtet lehtësinë e digitalizimit të ca shërbimeve. Çfarë do të kishte ndodhur nëse do të ishim në kohën kur duhej ta kisha atë si dokument me vulë e firmë nga nëpunësi i gjendjes civile? Thjeshtë do të isha kthyer mbrapsht, pa shkuar atje për ku isha nisur.
Dikur, gazetarët e televizioneve bënin shumë kronika(lajme) që tregonin për radhët e gjata pas sporteleve të zyrave të gjendjes civile, ku “vlonte” miku për të marrë një certifikatë pa radhë. Apo për të marrë një dëshmi penaliteti…Mesa kam lexuar janë mbi 1200 shërbime elektronike që ofrohen përmes e-albania.
Përtej problemeve të mëdha që kemi(pa përmendur këtu rrezikun e madh të sigurisë prej sulmeve kibernetike), mendoj se kemi lënë pas një kohë të vështirë shërbimesh në zyrat e shtetit, që bëheshin shkas për radhë të gjata, humbje kohe, lodhje, nerva dhe ndonjë “korrpusion të vogel” 2 mije lekësh të vjetër për të çarë radhën. Kalimi nga letra e printuar në digital, padyshim që është një sfidë, por mendoj se kemi lehtësuar një barrë të madhe. Pa frikë mund të them se kemi kapërcyer një epokë!” – shkruan Kikia.
po kur une te thosha o kok lope kush te paguan qe flet vetem keq per kete qeveri ti ktheje pergjigje se je militant ,po tani milintatizmi ta zgjidhi problemin me malin e zi,jeni shtuar shume qe hani ne kurriz te ketij populli
Shyqyr qe the një fjal te mir ti o KAZAN.
Kushedi ku e ka hallin edhe Kikia qe po flet mire per kete aplikacion qe ka bere qeveria Rama, pamvaresisht se qeverine nuk e permend.
Per keto pune te mira qe jane bere ne dobi te miletit duhet te flase media, dhe jo t'u jape vend vetem nje kopeje halanistesh qe vjellin vrer e mbushin publikun me shpifje e banalitete qe te peshtirosin.
Por te pakten Kikia u be realist dhe dha nje vleresim per kete realizim te qeverise. Se ka te tjere qe i vjelin te mirat e ketij shteti nga te gjitha anet, por veç e shajne parç e mbrapç.
Bajge gazetar gjoja i pa varur dhe gjithnje mban krahun e kriminelit Sali , eshte treguar i mire ai polici te te kishte kethyer te ta nxirrte nongrada su bete njerez ju buze perdredhurit doni qofe largun ju plera ju humbte fara .
Ky Kikia ka qënë për së mbari po për dreq se ku hëngri një lugë çorbë të prishur dhe e ka dhjerë punën për një kohë të gjatë. Është bërë keq për pare dhe ky lumëmadhi do ketë kaluar ndonjë periudhe të vështirë dhe e dhjet për vite me rradhë.
Sa keq eshte dasht me te qu ne studio edhe me sha e me sha pastaj me shku prap ne kufi
E-albania eliminoi radhet e gjata dhe ryshfetin, nje lehtesi per jeten e qytetareve.Flm qeverise dhe gjigandit Rama qe mendon per shqipetaret dhe Shqiperine.
A e kuptoni ndryshimi me kohen e talibaneve ku tere lulishtet u kthyen ne kjoska dhe hale ku ishin tere bagetite ne administrate, dhe shikoje ku ka ecur ,Jo se ska probleme,po nuk ka dhe krahesim
Kjo tregon mesemiri qe Qoftelargu ka marre tatepjeten, sepse Kikia mori me ne fund kthesen.
As kete qe thote Kikia nuk e vlereson njeri... Çudi per t' u8 Çuditur. Ndersa Salihu deri sa dorezoi pushtetin ne 1997 nuk la asnje TV tjeter veç RTSH qe Vjollca Vokshi i bente hosana perbindshit (siç e tregoi koha se eshte Salihu) 24 ore rresht...
Harove zotrote qe iranianet na kane heqe breket,apo s ka gje ,shtet pa dinjitet qe shesin dhe veten e tyre per vota ,ky i tanishmi duhet varur prej koqesh ,i kaluari ,edhe sikur mishin copa copa t ia benin s do kisha meshire
O koqe-hakerat kane hyre deri ne Pentagon, apo sipas teje edhe SHBA duhet te jete "shtet pa dinjitet"?
Edi Rama...nje bravo e madhe per të!
Po mire mo kikiriku,po kush e implementoi E-Albania,marika apo miku jot Berisha,apo Beu i Skraparit?Pse nuk thua zotrote qe e beri Qeveria e ti e te tjeret si ty ndjeheni krenar,apo e beri’nuk e di se kush’???
O Mentor! ishe ti gazetar qe te lejuan te kaloje! Sikur te ishte nje qytetar i thjesht dot ta kishin kthyer mbrapsh, ose dote ja kishin shky xhepat o Mentoro! Ajo qe kjo qeveri ka bo e Albania eshte shum favorizuese per Shqiptaret ,por policet nuk dojne te din gjo,veç parave.
Shume e vertete ajo qe thote Kikia, lehtesi e madhe; duhet gjetur e shtuar menyra edhe ne ekonomi, tatime, taksa, te ardhura personale, prona, siguracione, transaksione, etj, etj, etj, qe cdo gje te formalizohet, e duke u formalizuar ekonomia e minimizuar ajo informale shtohen te hyrat ne buxhet rriten rrogat e pensionet goxha e investimet publike e sociale; keto jane gjera qe dihen se spo themi te reja thjesht duhet vullnet per ti bere.