
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka propozuar disa ndryshime në Kodin Penal për të sanksionuar dënime më të rënda për personat që kanosin dhe godasin gazetarët kur ata janë në krye të detyrës.
Sipas këtij propozimi, në nenin 237 të Kodit Penal, “Goditjet per shkak te detyres”, thuhet se kur kjo ndodh ndaj një gazetari, dënimi për autorin duhet të jetë deri në pesë vite burgim.
“Kur kjo vepër kryhet ndaj gazetarit, operatorit, fotoreporterit apo punjonjësit të mediave, për shkak të veprimtarisë së tij dhe kur cilësitë e personit janë të dukshme ose të njohura, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet”, thuhet në tekstin e projektligjit.
Rritje e dënimit parashikohet edhe për kanosjen për shkak të detyrës për gazetarët. “Kur kjo vepër kryhet ndaj gazetarit, operatorit, fotoreporterit apo punonjësit të mediave, për shkak të veprimtarisë së tij dhe kur cilësitë e personit janë të dukshme ose të njohura, dënohet me burgim nga një deri në tre vjet”.
Sipas deputetes demokrate “problematika e lirisë së mediave në Shqipëri vijon të mbetet shqetësuese. Vitet e fundit ka pasur mjaft gazetarë që janë larguar në vendet perëndimore duke kërkuar atje azil, sikundër nuk kanë munguar as rastet e dhunës, presioneve dhe kanosjeve për shkak të detyrës të kryer ndaj gazetarëve.
Në kushtet kur legjislacioni penal aktual nuk ka parashikuar për gazetaret dhe punonjësit e mediave asnjë lloj mbrojtje tjetër nga ajo e qytetareve të zakonshëm të vendit, si dhe në kushtet kur rastet e presioneve, kanosjes apo dhunës fizike ndaj gazetarëve për shkak të detyrës janë shtuar ndjeshëm, jemi të bindur se kjo nismë vjen në kohë.
Nëpërmjet kësaj nisme, nuk po kërkohet asgjë më tepër sesa të barazohet niveli i mbrojtjes së gazetarëve dhe punonjësve të medias, me atë të mjekëve apo punonjësve të policisë”.
Po kur gazetari shpif, genjen, dezinformon, apo eshte gjobvenes, apo ben presion per ndonje perfitim si i behet ????
po kur Gazetari ben Thirrje per Vrasje ,per te Vrare KM etj dhe i sherben Politikave te Huaja dhe Mafiozeve te Huaj ne Shqiperi cfar i behet ? I futen kari ne goje dhe bllokohet fyti ,apo i rraset ne bythe dhe i thuhet bertit tani ,se Shkerdhatat e Krimit nuk te len ta shqyej kush bythen . Kta lloj Politikanesh duhet te burgosen menjiher se po shkaterojne gjithcka .Kta s'jane Politikane po Banda Kriminelesh qe i sherbejne Poltikave Anti Shqiptare ,po kte popull kush e mbron nga Mbeshtetja qe kta gazetare i japin Krimit Politike si ndodhi me salih berishen qe gazetare e analiste -te paguar nga ai - (i njohim te gjithe zagaret e putanat ) mbeshtetin per 32 -vjete Krimet qe sali berisha ka ber dhe ben kunder ktij Populli ? A ka ndonji Nen e Ligje per kta gazetare qe jane bashkpuntore ne Krimet ndaj Njerezimit bere nga Kriminelet Politike si salih berisha psh ???????????? Ptu Putana .Kush i lejon ne Politike kto karkurvat e krimit !
Po kur gazetari shpif, genjen, dezinformon, apo eshte gjobvenes, apo ben presion per ndonje perfitim si i behet ????
Kur merr titullin GAZETAR, duhet të bësh gazetarin jo shpifësin, duhet të kesh moralin e punës, jo të lekut, duhet të dalësh mbi interesat meskine dhe të jesh neutral, të mos angazhohesh në grupime politike, të respektosh ligjin e jo ta shkelësh atë duke u futur në vëndngjarje, kur hapsira është e rrethuar me shirit sepse është vëndngjarje. Vetëm atëherë mund të themi se ti bën detyrën. Këta të PD-që s’e dinë kë kanë kryesi e drejtues, e nuk u besohet kur e kanë seriozisht.
Po cfare titulli mo Rezi!!!!? Titullin ta jep lexuesi dhe ne ua kemi dhene disa prej tyre: kazan. Kush zhgarravit dhe shpif eshte kazan! Na çane menderjen me fake news! Shame for them!